SONTE

Jetoj brenda syve të tu,
në sytë e mi ti ke shtëpinë.
S’jemi vetvete,
secili është tjetri.

Vera ime ka dy skaje:
njëri në pranvere, tjetri në vjeshtën tende.
Ti hyn në të djeshmen time,
humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën.
Unë hyj në të ardhmen tënde,
humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluar asnjëherë.

Sa do të doje të kishe në duar të djeshmen time!
Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde!

Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë?
Për të djeshmen time ti mund të pyesësh
një lumë,
do lisa, një dem,
edhe varrin,
varrin e nenës.

Krejt e kotë.
T’i lëmë pyetjet. Pyetjet le të marrin një sy gjumë.
Sonte jemi vetëm e sotme.

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button