Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejtë, vlerësoi kreu i OBSH-së

Tedros Adhanom Ghebreyesus, udhëheqësi i Organizatës botërore të shëndetësisë vlerësoi se një vaksinë asnjëherë nuk është zbuluar kaq shpejtë, sikur vaksina kundër Kovid-19.

“Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejtë. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore”, u shpreh shefi i OBSH-së, transmeton REL.

Ai theksoi se vetëm përmes kësaj vaksine do të kontrollohet pandemia.

“Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, deklaroi Ghebreyesus.

Këtë javë, kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”.

Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës së tyre në fund të këtij muaji.

Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021. Në zhvillim e sipër janë edhe vaksina të tjera kundër koronavirusit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button