KEMM, SHGM, SPGM dhe IMM: E dënojmë gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale pas tekstit të “Lider” për “Metamorfozis”

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) dhe Instituti i Mediave Maqedonase (IMM) e dënon gjuhën e urrejtjes kundër ekipit të organizatës joqeveritare “Metamorfozis” që në mënyrë intensive shpërndahet nëpër rrjete sociale pas publikimit të tekstit në portalin “Lider” me titull “(FOTO) këto janë njerëzit që fshijnë përmbajtje nga Fejsbuku në Maqedoni”.

“Me publikimit e papërgjegjshëm të këtyre përmbajtjeve tendencioze, në të cilat nuk respektohen rregullat elementare të raportimit gazetaresk, duke përfshirë edhe shkeljen e privatësisë dhe moskontaktimin e palës së përfshirë, jo vetëm që i bën dëm të madh reputacionit të të punësuarve në këtë organizatë, por edhe rrezikohet edhe siguria e tyre nëpërmjet thirrjeve eksplicite në rrjetet sociale për linç publik dhe likuidim fizik. Pasojat e njëjta i shkaktojnë edhe mediat të cilat kanë vendosur ta ripublikojnë tekstin e “Lider”. Është shqetësues edhe fakti që teksti është shpërndarë edhe në profile të rrjeteve sociale të partive politike”, thuhet në kumtesën e KEMM-së, SHGM-së, SPGM-së dhe IMM-së.

Ata thonë se të gjithë mediat që e kanë publikuar përmbajtjen, njëkohësisht janë përgjegjës që t’i fshijnë komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, a njëkohësisht e njëjta vlen edhe për “Lider”.

“E ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme të zbatojë hetim urgjent nëpërmjet së cilës do të konstatohet identiteti i personave të cilët nxisin gjuhë të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, a më pas Prokuroria Publike të hapë edhe rast nëpërmjet të cilit do të sanksionohen në pajtueshmëri me Kodin Penal. Këto dy institucione është e nevojshme që ta kuptojnë seriozitetin e pandëshkueshmërisë së gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut, e cila duhet që të ndalet me qëllim që të shmangen edhe veprat nga gjuha e urrejtjes. Shpeshtimi i gjuhës së urrejtjes, e kanë sjellë nevojën e këtij fenomeni që të përballemi në mënyrë të përbashkët dhe sistematike”, thuhet në reagim.

Ata shtojnë do të ishin të kota përpjekjet e komunitetit profesional mediatik dhe gazetaresk nëse nuk ka përgjigje nga institucionet të cilat janë kompetente që ta sanksionojnë gjuhën e urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button