Kompleksi spitalor në Ohër po përgatit terrenin për ngritjen e një spitali modular

Në Ohër, po përgatitet terreni në kompleksin spitalor për ngritjen e një spitali modular për pacientët me kovid-19 dhe po shqyrtohet mundësia e organizimit të ekipeve të lëvizshme shëndetësore. Shtabi i krizave i Komunës së Ohrit mbajti një takim në të cilin morën pjesë të gjithë anëtarët e përhershëm, si dhe shefat e disa prej departamenteve në administratën komunale, shkruan META.mk, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të fluksit të rritur të pacientëve me kovid-19, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor, riorganizimi tashmë është bërë në disa reparte spitalore. Shërbimet kompetente në Komunën e Ohrit po i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për përgatitjen e terrenit në kompleksin spitalor dhe për ngritjen e spitalit modular, ndërsa do të vazhdojnë aktivitetet e rregullta për dezinfektimin e hapësirave publike në qytet.

Gjatë ditëve në vijim, do të shqyrtohet mundësia e organizimit të ekipeve të lëvizshëm shëndetësorë që do të jenë në gjendje të ofrojnë trajtim shëndetësor në shtëpi për pacientët që kanë një pamje klinike më të butë.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve rishtas, është rritur edhe nevoja për kapacitete shtesë për akomodim dhe përkujdesje për pacientët. Në përgatitje e sipër është plani për përdorimin e kapaciteteve, personelit mjekësor dhe pajisjeve mjekësore që e kanë në dispozicion institucionet e tjera shëndetësore në territorin e kësaj komune.

Sipas të dhënave të institucioneve kompetente shëndetësore, deri më sot në Ohër ka 410 raste aktive që janë pozitive për koronavirus. Spitali i Përgjithshëm në Ohër kujdeset për gjithsej 94 pacientë, nga të cilët 24 pacientë janë në mbështetje me oksigjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button