MPB, 58 autobusë dhe furgonë u dërguan për kontroll teknik, gjashtë prej tyre me parregullsi teknike

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ditën e djeshme 58 autobusë dhe furgonë të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve, janë dërguar në stacionin për kontroll teknik si pjesë e kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut. Gjashtë prej tyre ishin me parregullsi teknike, njofton Portalb.mk.

Gjatë muajit shtatorit dhe tetor të këtij viti, policia vendosi deri në 527 gjoba për shkak të parregullsive teknike të automjeteve të përdorura për transport të udhëtarëve në transportin publik.

Përndryshe Portalb.mk dhe Meta.mk, deri tani shumë herë kanë shkruar për parregullsi teknike të automjeteve për transportin e udhëtarëve, kurse kjo temë u aktualizua pas aksidentit të trafikut në autobusin e “Durmo Tours” që ndodhi afër fshatit Laskarcë vitin e kaluar, në të cilin humbën jetën 16 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button