RMV, në fundjavë do të fillojë pranimi i pacientëve edhe në Kovid qendrat e klinikave të Nefrologjisë dhe Gastro-s

Nga fundjava, do të fillojnë të pranohen pacientë edhe në qendrat e reja Kovid të Klinikës për Nefrologji dhe Klinikës për Gastroenterohepatologji, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Portalb.mk.

“Pavarësisht nga numri i madh i pranimeve, aktualisht ka mjaftueshëm vende të lira në qendrat Kovid në klinikat interne dhe pritet që gjatë ditës pas regjistrimeve të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në spitalin 8 Shtator”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e kaluara, 40 pacientë të rinj pozitivë dhe të dyshuar për virusin KOVID-19 janë pranuar në qendrat Kovid në Shkup. Në klinikat interne janë pranuar gjithsej 10 pacientë, edhe atë 6 në qendrën klinike për sëmundje të lëkurës dhe 4 pacientë u hospitalizuan në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC. Në klinikën për sëmundje Infektive,natën e kaluar janë pranuar 20 pacientë, kurse 10 pacientë të rinj u pranuan në qendrën Kovid në Spitalin 8 Shtatori.

Qendrat raportuan për 37 pacientë të shëruar të cilët janë lëshuar në shtëpi, shtojnë nga MSh në njoftim.

“Në klinikën e Dermatologjisë në qendrën Kovid aktualisht po trajton 30 pacientë, në klinikën e Neurologjisë 25 pacientë, kurse instituti për sëmundje të mushkërive TBC gjithsej janë pranuar 54 pacientë me simptoma të koronavirusit. Në spitalin 8 Shtatori ka 79 të sëmurë, në klinikën Infektive të shtruar janë 157 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive për fëmijët në Kozle ka 41 pacientë, nga të cilët 14 fëmijë dhe 27 të rritur”, thuhet tutje.

Gjithsej 347 pacientësh të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në spitalet e kryeqytetit. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button