RMV, Ministria e Kulturës: Me ligjin e ri paraqitja e projekteve do të bëhet online

Sot përfundon afati tridhjetë-ditor për aplikim në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë. Ditët e fundit, punonjësit e kulturës kanë reaguar duke bërë radhë për orë të tëra para Ministrisë për të dorëzuar aplikacionet. Radhët krijohen, për arsye të situatës me kovid-19 dhe protokolleve për mbrojtje nga virusi, zyra për klientët në këtë ministri punon vetëm nga ora 9 deri në orën 12. Ministria në mënyrë të përsëritur u ka bërë thirrje dhe i ka përkujtuar artistët që të dërgojnë aplikacionet me postë, megjithëse disa prej tyre reaguan se ishte e pasigurt sepse ndodhte që dërgesat postare të mos mbërrinin ose të ktheheshin të padërguara, njofton Portalb.mk.

“Përkundër faktit se dokumentet e nevojshme mund të dorëzohen përmes Postës, një pjesë e madhe e aplikantëve vendosën t’i sjellin personalisht. Ne shprehim keqardhjen tonë të sinqertë që pavarësisht përpjekjeve, nuk arritëm prej këtij viti, që aplikimi nëpër konkurse të mund të zhvillohet në mënyrë elektronike. Për vite me radhë, Ministria e Kulturës nuk ka mjetet që do të mbështesin dhe zhvillojnë aplikacionin elektronik, i cili do të kishte lehtësuar punën e të gjithë neve”, thonë nga kabineti i ministres Irena Stefoska.

Prandaj, siç thonë ata, në Projektligjin e ri, i cili është në procedurë parlamentare, parashikohet që regjistrimi në konkurset Vjetore të bëhet përmes një sistemi elektronik për menaxhim të aplikacioneve.

“Prandaj, ne bëjmë thirrje, që Ligji të kalojë procedurat parlamentare dhe debatet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të zgjidhet edhe ky problem. Kështu do t’i jepet fund këtij imazhi shumëvjeçarë, të vjetërsuar dhe për këtë kohë i papërshtatshëm për Ministrinë e Kulturës,” thanë nga kjo ministri.

Ministria e Kulturës tha se puna pas paraqitjeve(aplikimeve) vazhdon. Duhet të sistemohen mijëra aplikacione, të cilat më pas do të ndodhen para komisioneve të ekspertëve.

Për shkak të shpërthimit të pandemisë, shumë institucione kanë filluar modeli për zhvillim të aktiviteteve, por edhe konkurseve në mënyrë elektronike, pasi kjo do të parandalonte përhapjen e korona virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button