CDT sot do të mbajë konferencën: “Ballkani Perëndimor dhe BE: Konsolidimi demokratik përmes përmbushjes së kritereve politike”

Sot, duke filluar nga ora 10:30, Qendra për tranzicion demokratik – CDT, së bashku me Parlamentin e Malit të Zi do të organizojnë një konferencë me temë “Ballkani Perëndimor dhe BE: konsolidimi demokratik përmes përmbushjes së kritereve politike”, mbështetur nga Ballkan Trust for Demokracy dhe ambasadën norvegjeze në Beograd, njofton Portalb.mk.

Konferenca mund të ndiqet online në faqen e Facebook të CDT-së, por edhe përmes portalit www.vijesti.me.

Në konferencë do të marrin pjesë kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, drejtori Ekzekutiv i CDT-së, Dragan Koprivica, drejtoresha e Fondit Ballkanik për Demokraci, Gordana Deliq, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi, Jorn Jelst dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi  Oana-Kristina Popa.

Gjetjet mbi përmbushjen e kritereve politike për pranimin në BE nga Maqedonia e Veriut do të prezantohen nga drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Përveç Qendrës për tranzicion demokratik dhe Fondacionit Metamorfozis, si partnerë të projektit morën pjesë edhe CRTA nga Serbia, si dhe “Pse jo?” nga Bosnja dhe Hercegovina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button