Maqedonia e Veriut në futboll shkruan histori, Filipçe me kërkesë pas ndeshjes (FOTO)

Maqedonia e Veriut sot u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë, transmeton Portalb.mk. 

Goran Pandev ishte futbollisti i cili i siguroi fitoren Maqedonisë së Veriut, 0-1.

Kualifikimi i Maqedonisë së Veriut në EURO 2020 (uefa.com)

Në formacionin e parë luajtën Ademi, Alioski, Musliu, Bejtullai, së bashku me Pandevin, Nestorovskin, Nikollovin, Ristovskin, Velkovskin dhe portierin Dimitrievski.

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në RMV kërkoi që qytetarët të respektojnë masat edhe gjatë kësaj feste, pas festës së tifozëve nëpër rrugët e qytetit.

“Ditë e madhe për festë të merituar, megjithatë ju lutem atë ta bëni duke respektuar masat mbrojtëse”, kërkoi Filipçe, duke u shprehur optimist se ky është vetëm fillimi i suksesit të përfaqësueses.

Ndryshe, Kampionati Evropian Euro 2020 është kampionati i cili u prolongua për vitin 2021 për shkak të pandemisë. Sonte në tre ndeshje tjera do të zbulohen edhe emrat e tri skuadrave që do të kualifikohen në këtë kampionat:

20:45 Hungaria – Islanda

20:45 Irlanda e Veriut – Sllovakia

20:45 Serbia – Skocia

Deri më tani janë kualifikuar 21 skuadra: Belgjika, Italia, Rusia, Polonia, Ukraina, Spanja, Franca, Turqia, Anglia, Çekia, Finlanda, Suedia, Kroacia, Austria, Holanda, Gjermania, Portugalia, Zvicra, Danimarka, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut.

Kualifikimi i Maqedonise se Veriut, futboll, EURO2020 (uefa.com)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button