Trump synoi të bllokojë certifikimin e rezultatit në Pensilvani, derisa në Georgia po bëhet rinumërimi me dorë

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA akoma nuk janë zyrtarizuar, derisa kandidati Donald Trump po vazhdon të shfrytëzojë të drejtat ligjore për ankesa ndaj rezultatit preliminar, që e shpall kundërkandidatin Joe Biden fitues.

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Donald Trump nisën një përpjekje të re ligjore këtë javë që synon të pengojë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në shtetin e Pensilvanisë, ndërsa presidenti vazhdon të refuzojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, raporton VOA. Nënjë postim në twitter Trump shkruante: “ne do të fitojmë”.

Me fitoren e zotit Trump në shtetin e Alaskës ai ka tashmë 217 vota elektorale, ndërsa zoti Biden 279. Për t’u shpallur fitues një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale. Numërimi nuk ka përfunduar ende në tre shtete, Arizona, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut, ndërkohë po shkon drejt rinumërimit Xhorxhia.

Vendimin e bëri publik Sekretari i Shtetit në administratën e Georgias të drejtuar nga republikanët, për të cilin rinumërimi është i nevojshëm për të krijuar besim në një diferencë kaq të ngushtë.  “Po të ishte një tjetër garë do ta linim me kaq. Por në këtë rast, kjo diferencë e ngushtë nuk mund të kapërcehet lehtë, pasi ka rëndësi kombëtare”, transmeton Klan. Diferenca është tepër e ngushtë, 0.3% në favor të Biden i cili ka 14 mijë vota më shumë se Trump.

Deri më tani asnjë nga paditë ligjore të ngritura nga zyrtarët e fushatës së Trump nuk kanë arritur të sigurojnë prova lidhur me pretendimin për mashtrime gjatë procesit të numërimit, diçka që demokratët janë të etur ta theksojnë.

Sipas ligjit, anëtarët e kolegjit zgjedhor të çdo shteti duhet të votojnë zyrtarisht për presidentin dhe nënpresidentin në mesin e muajit dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button