RMV, Ministria raportoi për gjendjen e spitaleve, Filipçe sqaroi se po angazhohen në sigurimin e shtretërve

Në spitalet e Maqedonisë së Veriut po shërohen pacientët e infektuar me Kovid-19, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka vende të lira në të gjitha qendrat mjekësorë, transmeton Portalb.mk. 

“Ka rreth 70-të krevate spitalore të lira në këta spitale, ndërsa po bëhet regjistrimi i pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë”, njoftojnë nga MSH-ja.

Raportohet se në Manastir janë të strehuar 68 pacientë për Kovid-19, në Shtip 59 të strehuar, në Tetovë 51 pacientë, Veles 75, Kumanovë 66, Ohër 94, Prilep 80, Gostivar 37, Strugë 37, Strumicë 22, Koçani 19, Kërçovë 19, Kavadar 42, Gjevgjeli 12.

“Duhet të keni parasysh se numrat ndryshojnë nga ora në orë”, sqarojnë nga ministria, duke shtuar se në gjithë repartet ka pajisje për furnizim me oksigjen.

Ministria sqaroi se në rast nevoje për shtretër të rinj në spitalet, kapaciteti i njësive Kovid do të zgjerohet.

“Të gjithë tani jemi të përqendruar në kapacitetet spitalore, kjo është çështje kritike në të cilën jemi përqendruar të gjithë, si të sigurojmë shtretër të mjaftueshëm spitalor dhe personel për të punuar dhe trajtuar pacientët”, deklaroi sot Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë.

Ndryshe, meqenëse numri i krevateve spitalore në repartin infektiv të Spitalit Klinik të Tetovës është i kufizuar, nga sot edhe zyrtarisht nuk ka më vende të lira në këtë repart për pacientët e sëmurë nga Kovid-19, me çka, në funksion do të hyjnë dy kate të repartit për sëmundje interne. Koordinatori i spitalit Gëzim Nuredini, tha se ka edhe mjek të infektuar si dhe në vetizolim.

Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e zhvilluar sot nuk ka propozuar kufizime të reja në lidhje me parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, por për të hënën kanë paralajmëruar shqyrtimin e masave shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button