U dërgua dje me urgjencë në Greqi, kjo është gjendja e Janullatosit pas infektimit me Covid-19

Spitali “Evangelismos” në Athinë ka reaguar për herë të parë për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastat Janullatos pas infektimit me Covid-19. Ai tani është 91 vjeçar, ndërsa rreth 3 dekada është në kryepeshkop.

Janullatos mësohet se është në gjendje të qëndrueshme, ndërkohë që ka shfaqur simptoma të lehta në sistemin e frymëmarrjes dhe temperaturë, transmeton OraNews.

Pak më parë gazetari i njohur grek, Yannis Koutsomitis ka treguar se ai po lufton për jetën në një spital në Athinë.

Kryepeshkopi Ortodoks Anastasi i Shqipërisë po lufton për jetën e tij në një spital të Athinës, pas infektimit me Covid-19. Lutemi për shëndetin e Tij”, shkruan  Koutsomitis në Twitter.

Ndryshe, Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos konfirmohet pozitiv me Covid-19. Kleriku i lartë është dërguar në Greqi për një shërbim më të specializuar. Për dërgimin e tij në shtetin grek është përdorur një avion ushtarak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button