RMV, Komisioni nuk propozoi kufizime të reja, të hënën do të shqyrtojë kufizimet shtesë

Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e zhvilluar sot nuk ka propozuar kufizime të reja në lidhje me parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin e zhvilluar me kryetarin e Komisionit për sëmundje ngjitëse Zharko Karaxhovski dhe Suzana Manevska, ku biseduan me telefon me anëtarët tjerë, pasdite vendosën që të mos japin rekomandime për masa të reja kufizuese”, raportojnë nga MSH-ja.

MSH-ja sqaroi se Komisioni po ndjek situatën epidemiologjike dhe të hënën do të vendos për masa shtesë.

“Komisioni për shqyrtimin e masave të reja shtesë do të vendos në mbledhje të hënën, për t’i dhënë kohë që të vërtetohet nëse masat që janë në fuqi japin rezultat”, deklarojnë nga MSH-ja.

Ndryshe, në një prej grupeve me 2,200 anëtarë në “Fejsbuk” nga gazetari i Portalb.mk është zhvilluar një pyetësor për të marrë përgjigjet e qytetarëve për atë se a janë ata për një karantinim të dytë të shtetit apo jo. Shumica janë përgjigjur se shtetit i nevojitet masa e orës policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button