Filozofia e NATO-s: Të kuptuarit e qëllimeve, vlerat dhe përfitimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut

Qëllimi thelbësor dhe i qëndrueshem i NATO-s është të kujdeset për lirinë dhe sigurinë e aleatëve të saj me të gjitha mjetet politike dhe ushtarake që ka në dispozicion. Mbrojtja kolektive është e vendosur në vetë selinë e Aleancës, dhe kështu krijon frymën e solidaritetit dhe kohezionit që vazhdimisht qarkullon brenda të gjithë kombeve.

Shkrua për Portalb.mk, Afrodita Musliu

Pamja politike e NATO-s ofron një bazë autentike aleatëve për të diskutuar një gamë të gjerë të çështjeve politike. Njëkohësisht promovohen edhe vlerat demokratike, ndërsa aleatëve u mundësohet konsultimi dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e problemeve të çështjeve lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë, ndërtimi i një besimi afatgjatë dhe parandalimi i konflikteve.

Sidoqoftë, shumë akoma nuk e kuptojnë detyrën kryesore, rolin dhe misionin e NATO-s. I tillë është rasti edhe në disa nga vendet që kohën e fundit u bënë aleatë. Përderisa disa nuk janë të impresionuar nga misioni i Aleancës, të tjerët shkojnë aq larg saqë diskreditojnë plotësisht NATO-n kudo që të kenë mundësinë, thjesht për të përhapur dezinformata, bindje personale ose për të qenë kundërshtues.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se NATO është një aleancë ekskluzivisht ushtarake, dhe nëse duam të jetojmë në një vend të lirë, më së miri është ta kemi Aleancën në anën tonë e cila gjithnjë do ta mbajë derën e hapur për aleatët e rinj dhe pranimin e shteteve të reja anëtare. Pasi që Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, anëtarësimi i saj shpesh përdorej si subjekt kritikash në skenën e brendshme politike. Paralelisht me këtë, gjuha e urrejtjes dhe hedhja e fajit kundrejt NATO-s për problemet që kemi në vend është ngritur pa masë, gjë që është plotësisht e pabazë dhe e paarsyeshme. Mund të konstatohet se njerëzit e tillë nuk janë të vetëdijshëm për tre vlerat thelbësore të NATO-s: menaxhimi i krizave, partneriteti dhe mbrojtja kolektive dhe sa seriozisht merren këto vlera.

Por, ka edhe disa mendime pozitive midis atyre negative, me çka disa shfrytëzues të mediave sociale nga vendet jo anëtare, por që tani janë aleatë, i njohin përfitimet e të qenurit pjesë e Aleancës së NATO-s. Disa njerëz ende besojnë se vendi i tyre nuk duhet të jetë aleat i NATO-s tani, e as në të ardhmen, pra mendimet e tilla janë një shembull i shkëlqyeshëm ndërgjegjësimi për vlerat thelbësore, detyrat dhe përgjegjësitë e NATO-s, përtej kontributit të tyre që ata e bëjnë për forcat ushtarake.

Mbledhja e ministrave, foto nga U.S. Air Force Master Sgt. Jerry Morrison

Mbi të gjitha, NATO ka një numër të madh detyrash dhe vlerash përveç mbrojtjes ushtarake. Si ato që përmendëm më parë – menaxhimi me krizat dhe partneritetet, aktivitetet e mbrojtjes shkojnë përtej mbrojtjes ushtarake. NATO këto vitet e fundit është rritur në një organizatë politike ushtarake  me një mjet shumë të fuqishëm për ndërtimin e besimit midis kombeve të saj, sesa një aleancë e thjesht ushtarake. Si shembull i kësaj janë konsultimet politike , të prezantuara si pjesë e themelit të veprimtarisë afariste të NATO-s.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin në përgjithësi, këto përfitime nuk janë aq të  njohura si në pjesët e tjera të botës. Mbi të gjitha, hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO shkaktoi agresion të madh politik midis qytetarëve, gazetarëve dhe palëve të tjera në shoqëri.

Për më tepër, NATO u theksua si fajtor për ngjarjet e pakëndshme në vendet e tjera anëtare, për të zbuluar më në fund se janë lajme te rreme. Prandaj, duke ndaluar lajmet e rreme, duke edukuar vendet anëtare të saj  se si të njohin dhe të mos bien në dezinformim është gjithashtu  një nga detyrat e NATO-s. Kjo është veçanërisht e dukshme gjatë kohës së pandemisë KOVID-19 kur NATO punoi intensivisht për të hequr lajmet e rreme në lidhje me metodat e parandalimit KOVID-19, simptomat e virusit, ilaçet e mundshme dhe të ngjashme.

Gjatë kësaj periudhe kemi hasur shumë shembuj të agresionit politik, përpjekje për prishjen e besueshmërisë së NATO-s përmes retorikës së rreme dhe mosmiratimin e përgjithshëm të çdo gjëje në lidhje me NATO-n të cilat u shfaqën në Facebook profilin e një gazetari kontradiktorë maqedonas me mbi 60 mijë ndjekës. Në faqen e tij në Facebook, ai me sarkazëm komentoi për për Rusinë dhe strategjinë e tyre të sabotimit të kulturës perëndimore dhe integrimeve euro-atlantike në vendet tjera të Evropës Lindore, dhe veçanërisht në Ballkan. Ndërsa sarkazma në tekst është më se e dukshme, një nga detyrat më të rëndësishme e NATO-s mbetet mbrojtja e rendit botëror. Prandaj, nga Aleanca po bëjnë përpjekje të mëdha për të zvogëluar ndikimin e propagandës kundër shteteve anëtare të saj.

Ndihma e NATO-s për Maqedoinë, foto NATO në Flickr

Ndërkohë, disa njerëz siç ishte rasti me ambasadorin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, u kritikuan brutalisht pasi uruan partinë politike fitimtare LSDM për fitoren e tyre në zgjedhjet parlamentare. Në urimin ku ambasadori shprehet se “ai pret partneritet të mëtejshëm midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut” shkaktoi një shpërthim serioz zemërimi midis disa përdoruesve të mediave sociale.  Megjithatë, kjo gjuhë e urrejtjes është plotësisht e paarsyeshme, sepse marrëdhëniet e NATO-s me aleatët e saj nuk janë vetëm zyrtare, por ato gjithashtu kanë edhe një bazë emocionale. NATO është organizatë që është gjithmonë e gatshme të ndihmojë aleatët e saj që ballafaqohen me sfida, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë që të kthehen në rrugën e duhur. Me këtë mund të konstatojmë se kjo gjuhë e urrejtjes kundër Ambasadës Amerikane është plotësisht e pabazë.

Artikujt e ‘Opinioni’ janë pjesë e projektit të emëruar: “HIGJIENA KIBERNETIKE: Të kuptuarit e sfidave të sigurisë kibernetike si pjesë e rëndësishme e detyrës thelbësore të NATO-s, mbrojtjen kolektive” zbatuar nga NEXUS-Civil Concept, mbështetur nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s në Bruksel.

*Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë opinion pasqyrojnë mendimet dhe pikëpamjet e NEXUS Civil Concept dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë mendimet e Departamentit të Diplomacisë Publike të NATO-s në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button