Austria pas sulmit ka propozuar masa dhe vepër të re penale të quajtur ‘Islami politik’

Austria ka marrë masa të rrepta pas sulmit, i cili ndodhi më 2 nëntor në kryeqytetin Vjenë. Këto masa do t’ju lejojnë gjykatave të zgjasin dënimet e terroristëve të dënuar dhe do të vendoste një vepër të re penale të quajtur “Islami politk” për njerëzit që ‘krijojnë terrenin për sulme terrorizmi’, si pjesë e një pakete propozimesh legjislative të njoftuara një javë pas sulmit, njofton Portalb.mk.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se masat, të cilat do të sillen para parlamentit në dhjetor për votim, marrin një qasje të dyfishtë, duke vënë në cak si të dyshuarit për terror, ashtu edhe propaganduesit e ideologjisë që i shtyn ata.

“Ne do të krijojmë një vepër penale të quajtur ‘Islami politik’, në mënyrë që të jemi në gjendje të marrim masa kundër atyre që nuk janë vetë terroristë, por që krijojnë terren për to”, shkroi Kurz në Twitter pas mbledhjes së Kabinetit.

Propozimet përfshijnë mundësinë e burgimit të përjetshëm apo mbikëqyrjes elektronike të atyre që dalin nga burgu e që janë dënuar për terrorizëm. Parashikohet po kështu heqja e nënshtetësisë austriake për të dënuarit. Masat do t`i dërgohen parlamentit në muajin dhjetor. Kurz konfirmoi se ato mbështeten në dy fronte: nga njëra anë të goditen terroristët e dyshuar, dhe nga ana tjetër ideologjia që i drejton këta njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button