RMV, dy persona nga Vinica kanë kryer Kovid-19 teste të rreme

Disa persona në Vinicë në mënyrë të paligjshme kanë kryer testimin e qytetarëve për Kovid-19, këta të fundit nuk janë mjek dhe nuk kanë asnjë përvojë të mëhershme në këtë fushë. Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftuan se të njëjtit tashmë janë kapur dhe do të përgjigjen para gjykatës përkatëse, shkruan Portalb.mk.

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB), Vinicë, menjëherë pasi është informuar për rastin në fjalë ka dalë në teren nga ku edhe është zbardhur rasti, dy persona fizik në bashkëpunim me një subjekt juridik kanë shitur teste të shpejta të virusit korona.

“Me datë 11.11.2020, pasi u njoftuam se disa persona në Vinicë, kanë shitur në mënyrë të paligjshme teste të pasigurta për detektimin e virusit Kovid-19, pjesëtarët e policisë nga sektori për punë të brendshme, Vinicë, realizuan kërkimet e tyre, nga çka është konkluduar se personat V.P (35) dhe M.A (46) të dy nga Vinica, së bashku me person juridik nga Vinica kanë ofruar dhe kanë shitur teste të shpejta të virusit korona” kumtojnë nga MPB-ja.

Në shtëpitë e personave të dyshuar janë gjetur qese me mbishkrimin “Kovid Çek TM” si dhe gjëra tjera që ndërlidhen direkt me kryerjen e aktit të lartpërmendur.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Marrja dhe shfrytëzimi në mënyrë të paligjshme të materialit biologjik” e dënueshme me nenin 210-a të Kodit Penal, me urdhër të Prokurorit Publik, u kontrollua shtëpia dhe hapësira tjera, në shtëpinë e V.P janë gjetur shtatë qese ku shkruante “Kovid Çek TM” dhe një shishe 2ml që shkruante “Bufer”, dhe janë sekuestruar” deklaruan nga Ministria për Punë të Brendshme.

Ndryshe, nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri te qytetarët që të ju besojnë vetëm mjekëve të autorizuar apo mjekëve amë, epidemiologëve në institutiet apo qendrat për shëndet publik në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button