Joe Biden emëroi Ron Kleinin shef shtabi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i sapo zgjedhur Joe Biden ka caktuar Ron Klain të jetë shefi i tij i ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi të mërkurën zyra për media e Bidenit,  duke ngritur ndihmësin e tij të hershëm në një nga pozicionet më të fuqishme në Shtëpinë e Bardhë, njofton Portalb.mk.

Klain është një nga këshilltarët më të besuar të fushatës së Bidenit  dhe prej kohësh është parë si zgjedhja më e mundshme për pozicionin më të lartë. Ai më parë ka shërbyer si shef i shtabit të zëvendës Presidentit Al Gore gjatë administratës së Clintonit dhe Bidenit gjatë mandatit të tij si nënkryetar i Presidentit Barack Obama.

“Ron ka qenë i çmuar për mua gjatë shumë viteve që kemi punuar së bashku, duke përfshirë shpëtimin e ekonomisë amerikane nga një prej rënieve më të këqija në historinë tonë në vitin 2009 dhe më vonë kapërceu një emergjencë të frikshme të shëndetit publik në 2014,” tha Biden në nje deklarate. njofton CNN.

“Përvoja e tij e thellë, e larmishme dhe aftësia për të punuar me njerëz në të gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që më duhet si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa ne përballemi me këtë moment krize dhe ta rikthjemë vendin tonë përsëri së bashku.”

“Jam i nderuar për besimin e dhënë të Presidentit të zgjedhur dhe do të jap gjithçka që të drejtoj një ekip të talentuar dhe të larmishëm në Shtëpinë e Bardhë Biden-Harris”, shkroi Klain në Twitter.

Shefi i stafit shpesh konsiderohet lidhje kyçe për të depërtuar te presidenti.

Personi që ka këtë pozitë po ashtu zhvillon strategji poltike dhe legjislative dhe shërben si bashkëpunues në Kongres në negociatat legjislative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button