ARM-ja me ekipe britanike përgatit batalionin e këmbësorisë së lehtë për misionet e NATO-s

Ushtarët nga Batalioni i këmbësorisë së lehtë të ARM-së, njësia më e madhe kombëtare e caktuar për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s, dje filluan një stërvitje kolektive me një ekip të lëvizshëm instruktorësh nga Batalioni i regjimentit të Gardës irlandeze të ushtrisë britanike. Stërvitja është pjesë e një cikli intensiv të stërvitjeve dhe ushtrimeve që ushtarët e Maqedonisë dhe Britanisë i nisën në fillim të këtij viti për të përgatitur Grupin e Batalionit të këmbësorisë së lehtë për gatishmëri të plotë operacionale deri në vitin 2022, njofton Portalb.mk.

“Këtë vit, së bashku me ekipet nga Mbretëria e Bashkuar, anëtarët e kësaj strukture punuan në stërvitje individuale, ndërsa sot ata fillojnë me stërvitje kolektive, ushtrim, i cili do t’i japë mundësi formacionit tonë të NATO-s për të arritur standardet e pritura nga një anëtar i NATO-s. Grupi ynë luftarak i këmbësorisë së lehtë është i vendosur në Shtip dhe ky do të jetë fokusi kryesor në vitin 2021: si të sigurojmë personelin e nevojshëm, si të sigurojmë stërvitjet e nevojshme dhe si të sigurojmë plotësisht pajisje që i përmbush standardet”, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska pas ceremonisë në poligonin e Ushtrisë Krivollak, ku filloi stërvitja kolektive.

Ministrja e mbrojtjes Ramilla Shekerinska dhe ambasadorja britanike Rejçël Gallouej me përfaqësuesit e ushtrive të dy vendeve anëtare të NATO-s | Foto: Ministria e Mbrojtjes
Ministrja e mbrojtjes Ramilla Shekerinska dhe ambasadorja britanike Rejçël Gallouej me përfaqësuesit e ushtrive të dy vendeve anëtare të NATO-s | Foto: Ministria e Mbrojtjes

Shekerinska falënderoi për “mbështetjen shumë serioze, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” nga Mbretëria e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

“Ata na ndihmuan me transformimin, na ndihmuan shumë në planifikimin dhe tani kontributi i tyre vazhdon në hapin konkret për stërvitje të strukturave tona kryesore në kuadër të ushtrisë”, tha Shekerinska.

Siç theksoi ambasadorja britanike Rejçël Gallouej, stërvitja e përbashkët është vazhdim i bashkëpunimit afatgjatë dhe tregues i marrëdhënieve të ngushta dypalëshe në fushën e sigurisë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Ushtarë të grupit luftarak të Batalionit të këmbësorisë së lehtë të ARM së bashku me trajnerë nga Batalioni i regjimentit të Gardës irlandeze të ushtrisë britanike | Foto: Ministria e Mbrojtjes
Ushtarë të grupit luftarak të Batalionit të këmbësorisë së lehtë të ARM së bashku me trajnerë nga Batalioni I i regjimentit të Gardës irlandeze të ushtrisë britanike | Foto: Ministria e Mbrojtjes

“Ekipi për stërvitje nga Mbretëria e Bashkuar, nga Batalioni I i Gardës irlandeze, është këtu për të mbështetur stërvitjen nimin e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Stip, pasi përgatitet të përfaqësojë rolin e vendit në forcat e përcaktuara nga NATO”, tha Gallouej.

Ajo shtoi se ekipe nga Mbretëria e Bashkuar që do të mbërrijnë më vonë këtë muaj duhet gjithashtu të ndihmojnë në stërvitjen e liderëve të rinj ushtarakë në Maqedoninë e Veriut.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Republikës së Maqedonisë së Veriut derisa ajo i modernizon forcat e saj të armatosura dhe e forcon sigurinë rajonale, me kontributin e vendit në KFOR si sinjalin e fundit të angazhimit të saj për rolin e saj në NATO dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Gallouej.

Foto: Ministria e Mbrojtjes
Foto: Ministria e Mbrojtjes

Armata e Maqedonisë dhe Britanisë kanë një bashkëpunim të gjatë dhe intensiv në reformat e mbrojtjes, stërvitjet dhe ushtrimet e përbashkëta, por edhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacione. ARM, e cila mori pjesë në forcat ISAF në Afganistan nga 2002, nga 2006, me kontingjentet e para të mëdha, deri në fund të misionit në 2014 me shumicën e forcave ishte pjesë e kontingjentit britanik. Që nga viti 2007, me stërvitjen më të madhe ushtarake në vend deri më tani “Shkëlqimi i Maqedonisë 1”, kontingjentet e Britanisë dhe Maqedonisë janë stërvitur së bashku disa herë në Krivollak para misioneve në Afganistan.

Këshilltarë britanikë ishin pothuajse rregullisht janë të përfshirë në procesin e transformimit të ARM-së dhe Ministrisë së mbrojtjes. Në gusht 2017, eksperti britanik Stiven Glover, këshilltar për mbrojtje dhe sigurisë në Departamentin për stabilizim u bë pjesë e ekipit për përgatitjen e fundit të Pasqyrës strategjike të mbrojtjes të Maqedonisë, ndërsa këshilltarët britanikë marrin pjesë në përgatitjen e këtyre dokumenteve dhe planeve strategjike. Në nëntor të vitit të kaluar, Shekerinska dhe ambasadorja Gallouej nënshkruan një memorandum me të cilin Gjenerali i brigadës Hju Lojd Xhons u emërua këshilltar i MB në Ministrinë e mbrojtjes të Maqedonisë. Gjenerali Xhons ka punuar gjashtë muaj, me homologët e tij nga Maqedonia në përmirësimin e aftësive operacionale të armatës, funksionimin e Ministrisë dhe Shtabit të përgjithshëm.

Në shkurt, Shekerinska dhe homologu i saj britanik Ben Uollis nënshkruan një marrëveshje të re dypalëshe të bashkëpunimit në Bruksel, e cila zëvendësoi marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2007, me çka duhet edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Në shtator, Gjeneral i brigadës Xhon Bauron e zëvendësoi Gjeneralin Xhons si këshilltar në Ministrinë  e mbrojtjes.

Cikli i fundit i stërvitjeve me Armatën Britanike filloi në janar me stërvitje individuale të ushtarëve profesionistë nga Batalioni i këmbësorisë së lehtë, vazhdoi me stërvitjen e oficerëve, stërvitje të specializuar, stërvitje të njësive të vogla, stërvitje të kompanisë së këmbësorisë së lehtë, stërvitje të trajnerëve-instruktorëve, kurse liderësh për komandantët e njësive të vogla, kurse me nënoficerë dhe kandidatë për nënoficerë…

Në të ardhmen, do të pasojnë stërvitje të avancuara individuale dhe kolektive dhe ushtrime taktike, deri në stërvitjen e madhe ushtarake “Goditja vendimtare 21” që do të mbahet vitin e ardhshëm në Krivollak. Stërvitjet e deritanishme kanë përfshirë anëtarë të Batalionit të renxherëve, Komandës për stërvitje dhe doktrina, Batalioni i II i këmbësorisë nga Brigada I e këmbësorisë dhe kolegëve të tyre britanikë nga Batalioni I i Regjimentit të Jorkshirit dhe Batalioni II i Regjimentit të Dukës nga Lankasteri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button