Vaksinë falas kundër gripit sezonal për punëtorët shëndetësor në vendet e tyre të punës

Ministria e Shëndetësisë informon se në këtë sezon të vaksinimit kundër gripit sezonal, për herë të parë është mundësuar që vaksinimi falas i punëtorëve shëndetësor të zbatohet në institucionet e tyre amë, në vend që të shkojnë ashtu sikur deri më tani në Qendrat për Shëndet Publik, njofton Portalb.mk.

Do të përfshihen punëtorët shëndetësor të cilët kanë treguar interes për vaksinim nga institucionet shëndetësore publike në shtet.

“në këtë mënyrë, vaksinimin do ta bëjmë më të qasshëm për të gjithë punëtorët shëndetësor, si një prej kategorive të rrezikuara, mbrojtja e të cilëve në kushte të pandemisë KOVID-19 është shumë e rëndësishme. Në dërgesën e parë deri tek institucionet janë siguruar 2.790 vaksina. Në afat sa më të shkurtër kohor do të dërgohen edhe sasi shtesë për shkak të rritjes së interesit nga ana e punëtorëve shëndetësor”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Shëndetësisë rikujtojnë se të martën ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, a qytetarët mund të caktojnë termin për vaksinim falas nëpërmjet mjekut amë. Për këtë vit, janë furnizuar 40.000 doza, apo 12.000 më shumë se vitin e kaluar.

“Për të tretin vit me radhë sigurojmë vaksina falas për personat mbi 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, punëtorët shëndetësor dhe fëmijët deri në 5 vjeç. Si asnjëherë më parë, ky sezon është me rëndësi të veçantë që të zbatohet vaksinimi kundër gripit sezonal te punëtorët shëndetësor, me çka do të zvogëlohet sëmundja mes tyre dhe ofruesve tjerë të shërbimeve shëndetësore të cilët janë me rëndësi thelbësore në përgjigjen ndaj virusit korona”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button