fbpx

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot diskuton për propozim ligjin për pensionim të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare

Në seancën e sotme të Kuvendit, është vendosur në rend dite edhe plotësime i ligjit për marrëdhënie pune me të cilin propozohet pensionim të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare dhe më së paku 15 vite stazh, si dhe 4 propozim ligje që të harmonizohet ky pensionim i përshpejtuar në shëndetësi, administratë, në arsimin e lartë dhe në polici. Të gjitha janë vendosur në seancë parlamentare në lexim të parë, transmeton Portalb.mk.

Por, një ditë pasi deputetët nga shumica parlamentare propozuan ndryshimet, kanë shpërthyer reagimet profesionistët, por edhe nga LSDM, si dhe qytetarë që veç më kanë marrë kredi dhe kanë planifikuar t’i paguajnë si të punësuar deri në moshën 67 vjeçare. Ato janë kategori e qytetarëve që marrin pagë më të madhe se pensioni më i lartë (mbi 500 euro), duke vlerësuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në 67 vjeç, për çka ka mundësi ligjore.

“Nuk është e mundur që mua brenda natës dikush të më ndryshojë jetën dhe të më shkaktojë stres. Kam marrë kredi, kam planifikuar jetën me pagën që e marrë që t’ia lejoj vetes ta paguajë edhe tre vite. Nëse tani në moshën 64 vjeçare shkoj në pension, unë nuk mund ta paguajë”, thotë një qytetar i punësuar në sektorin privat.

Profesorët nga fusha e marrëdhënieve të punës dhe administratë publike thonë se këtë e bën dikush që nuk e njeh ligjin.

“Pushteti aktual duke dashur që me këto ndryshime ta reduktojë administratë dhe të pranojë kuadro të reja, gjuan në këmbën e vet, por kjo është problem i tyre. nuk e dinë se njerëzit që i vënë në shënjestër janë të punësuar para se VMRO-DPMNE të vijë në pushtet dhe ata janë të vetmit që e kuptojnë punën. Gjithçka tjetër pas asaj është punësim partiak, joefikas. Për ne është e rëndësishme që në administratë të ketë profesionistë edhe efikasitet dhe jo të rinj dhe ngjyra partiake”, thonë për SDK bashkëfolësit nga Fakulteti Juridik.

Sipas analizave të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, deri në fund të vitit kufirin e moshës për pensionim në moshën 64 vjeçare e arrijnë 6000 persona.

“Por, kjo nuk do të thotë se të gjithë këto qytetarë do të shkojnë në pension, sepse një pjesë e tyre kanë dorëzuar kërkesë, në bazë të ligjit aktual, për vazhdim të stazhit të punës edhe pas mbushjes së moshës 64 vjeçare, që i referohet vitit të ardhshëm 2021”, tha dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Nga LSDM thonë se propozimet nuk janë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por nga deputetët sepse ky ka qenë premtim partiak para zgjedhjeve.

Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së, Jovan Mitrevski, që është njëri ndër deputetët që ka dorëzuar këtë propozim thotë:

“Në këtë mënyrë kemi krijuar kushte për uljen e të punësuarve në administratë shtetërore dhe në sektorin publik, por në këtë mënyrë krijojmë hapësirë edhe për punësimin e kuadrove të reja të cilët mund të japin kontribut të konsiderueshëm në avancimin e procesit të punës. Do të përfshihen tërësisht të gjithë të punësuarit në sektorin shtetëror dhe privat. Me këtë realizojmë edhe një premtim kyç të dhënë para qytetarëve, krijojmë mundësi të reja për të rinjtë:, tha ai.

Ndryshe, Zoran Zaev pas zgjedhjeve të 15 korrikut, theksoi se janë në shqyrtim të mundësisë që të mundësohet dalja në pension 5 vjet para kohës së pensionimit, si dhe premtoi pensione për personat mbi 65 vjet. Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut, kryeministri Zoran Zaev premtoi rritje të pensioneve për 21%.

“Do të japim pension social shtetëror për çdo person mbi 65 vjet, i cili në 20 vjetët e fundit ka jetuar në territorin e vendit tonë dhe nuk i plotëson kushtet për pension pleqëri”, deklaroi Zaev.

Sipas të dhënave të cilat i ka marrë nga MSHIA për momentin ka rreth 10.300 persona të cilët janë në moshën mbi 64 vjet, ndërsa ende janë në marrëdhënie pune.

“Ligji është menduar që të jetë i detyrueshëm pensionimi në moshën 64 vjeçare, gjegjësisht 62 vite për gratë në mënyrë fleksibile, përveç për të punësuarit në shëndetësi, mjekët dhe personelin mjekësor dhe për arsimin e lartë”, kishte deklaruar Zaev.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close