RMV, do të sigurohen vaksina shtesë për punonjësit shëndetësor

Për herë të parë, punonjësit shëndetësorë në vend do të mund të vaksinohen falas kundër gripit sezonal në institucionet e tyre amë, në vend se të shkojnë në Qendrat e Shëndetit Publik si më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Vaksinimi filloi të martën dhe qytetarët mund të caktojnë termine për vaksinim falas përmes mjekut të tyre amë. Për këtë vit, u siguruan 40 mijë doza, 12 mijë doza më shumë se vitin e kaluar.

Në fazën e parë në institucione u siguruan 2,790 vaksina. Ministria thotë se sa më shpejt që të jetë e mundur do të dërgohen sasi shtesë, për shkak të interesit të madh mes profesionistëve shëndetësorë.

“Në këtë mënyrë, ne e kemi bërë vaksinën më të arritshme për të gjithë profesionistët shëndetësorë, si një nga kategoritë e rrezikut, mbrojtja e të cilëve në kushtet e pandemisë kovid-19 është shumë e rëndësishme,” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të tretin vit radhazi, vaksina e gripit sezonal është falas për personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, profesionistët e shëndetit dhe fëmijët deri në 5 vjeç.

Të martën, kur edhe filloi vaksinimi kundër gripit sezonal, të gjitha vaksinat private në Shkup u shitën për disa orë. Në Qendrën për Shëndet Publik Shkup, janë shitur të gjitha 2,000 dozat prej 800 denarë, kurse drejtori Aleksandar Stojanov tha se presin të marrin edhe 2,000 vaksina të tjera që nuk janë dërguar ende nga prodhuesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button