“Treebanks” do të mbjellë 10.000 drurë në Maqedoninë e Veriut

Kompania nga Maqedonia e Veriut, “Treebanks” në kuadër të punës së saj humanitare dhe përgjegjësisë shoqërore do të mbjellë 10.000 drurë të llojit duglazia, dushk dhe akacia. Me qëllim që të plotësohen planet për vitin 2020 “Treebanks” do të mbjellë dru për çdokënd që do të regjistrohet në e-buletinin e tyre, njofton Portalb.mk.

Drunjtë do të mbillen në disa lokacione të Shkupit deri në mesin e muajit dhjetor në varësi prej kushteve meteorologjike dhe letargjisë natyrore vegjetative të fidanëve.

“Treebanks” deri më tani, në vitin 2019-të ka mbjellë 1.700 drurë, në katër lokacione të Maqedonisë së Veriut (Vodno – Shkup, Ohër, Liqeni Mlladost – Veles dhe Radovish). Në fund të muajit tetor të vitit 2020 e bashkë organizon aksionin “Trees of friendship” (Druri i miqësisë) nëpërmjet së cilës janë mbjellë 60 drurë të llojit Platan në Komunën Aerodrom. Treebanks mjetet për mbjelljen e drurëve i siguron prej filialeve të partnerëve”, njoftojnë nga kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button