Trembëdhjetë ushtarë të Maqedonisë në Afganistan pozitiv në koronavirus, por në gjendje të mirë

Trembëdhjetë ushtarë të ARM-së nga kontingjenti i Misionit “Mbështetja e vendosur” në Afganistan janë pozitivë në koronavirus dhe janë në izolim, ndërsa shtatë kolegë të tjerë janë në karantinë, ka informuar Ministria e Mbrojtjes, shkruan Portalb.mk.

Ushtarët janë anëtarë të togës maqedonase për sigurim të Komandës së Përgjithshme të misionit dhe janë mirë me shëndet. Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska bisedoi pasditen e djeshme me kolonelin Zlatko Kuzmanov, i caktuar në Komandën e Përgjithshme, i cili e informoi atë për gjendjen e ushtarëve.

Ushtarët nga Maqedonia, sipas kolonelit, janë në gjendje të mirë, pa simptoma të sëmundjes dhe janë nën  përkujdesje në kushte të mira. Sipas kolonel Kuzmanovskit, prania e virusit te ushtarët nga Maqedonia u përcaktua nga testimi i rregullt javor. Që nga fillimi i pandemisë, SARS-KOV-2 ka infektuar rreth 2,000 trupa në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan, ndërsa vala e fundit ka filluar dhjetë ditë më parë. Shekerinska kërkoi raporte të përditshme mbi gjendjen e ushtarëve maqedonas dhe vuri në dispozicion ministrinë për çdo nevojë.

Kontingjenti nga Maqedonia në “Mbështetja e vendosur” përbëhet nga një togë për sigurimin e Komandës së Përgjithshme dhe oficerëve të shtabit në Komandën e Trajnimit, Mbështetjes dhe Këshillimit – Kryeqyteti dhe Aeroporti ndërkombëtar të Kabulit. Anëtarët e tjerë të kontingjentit nuk janë të infektuar dhe kryejnë detyrat e tyre rregullisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button