Shkup, në 10 shkolla të mesme do të mbahen kurse onlajn falas për shqip, maqedonisht dhe turqisht

Qyteti i Shkupit ka filluar realizimin e kurseve onlajn falas tre-mujore, për mësim të gjuhës shqipe, maqedonase dhe turke, të cilat u ndërprenë në mars të vitit të kaluar shkollor për shkak të pandemisë kovid-19, njoftuan nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Ata informojnë se në këtë aktivitet do të përfshihen 257 nxënës të cilët do të ndjekin kurs për mësimin e gjuhës maqedonase, 102 nxënës dhe 56 mësues të cilët do të ndjekin kurs të gjuhës shqipe dhe 105 nxënës dhe 15 mësues të cilët do të ndjekin kurs të gjuhës turke.

Kurset mbahen nga mësimdhënës të punësuar në shkolla të mesme, ata do të mbështeten me logjistikë dhe financiarisht nga Qyteti i Shkupit, ndërsa në kurse janë përfshirë këto shkolla: SHMQSH “Zdravko Cvetkovski”, SHMQSH “Nikolla Karev”, SHMQSH “Vllado Tasevski”, SHMQSH “Arseni Jovkov”, SHMQSH “Dr. Pance Karagjozov”, SHMQSH “Boro Petrushevski”, SHMQSH “Zef Lush Marku”, SHMQSH “Josip Broz-Tito”, SHMQSH “Dimitar Vllahov” dhe SHMQSH “Georgi Dimitrov”.

Në 13 shkollat ​​e tjera të Qytetit të Shkupit, kurse të tilla do të organizohen në gjysmë vjetorin e dytë të këtij viti shkollor.

Projekti “Unë e flas gjuhën e mikut tim” është paraparë në Strategjinë e Qytetit të Shkupit për integrimin ndëretnik dhe përfshirjen qytetare.qz

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button