RMV, Qeveria ia dha mbi 2 milionë euro NQP “Shkup” për të mbuluar humbjet për shkak të virusit korona

NQP “Shkup” mori mbi 2 milionë euro nga Qeveria për të mbuluar humbjet operative për shkak të numrit të zvogëluar të udhëtarëve gjatë pandemisë kovid-19, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Në seancën e djeshme të qeverisë, u mor vendim për të aprovuar fonde në vlerë prej 135 milionë denarë nga buxheti i shtetit për vitin 2020, si ndihmë financiare e pakthyeshme për t’u përballuar me pasojat financiare të shkaktuara nga kriza e koronavirusit në funksionimin e ndërmarrjes së transportit publik.

Nga fillimi i pandemisë, numri i udhëtarëve në transportin publik në Shkup është ulur për 62.5%. Nga marsi deri në shtator 12.064.455 udhëtarë ishin transportuar me autobusët e NQP “Shkup” dhe transportuesve privatë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër ishte 32.148.854. Për shkak të numrit të zvogëluar të udhëtarëve, humbja e ndërmarrjes deri më tani është rreth 4 milionë euro.

Sipas numrit të validimeve në mars, me transport publik janë transportuar 2.731.699 udhëtarë, kurse në të njëjtin muaj në vitin 2019 ky numër ishte 5.685.383. Rënia më e madhe e numrit të udhëtarëve është shënuar në prill të këtij viti edhe atë rreth 88.5%, gjegjësisht në prill vitin e kaluar me autobus kanë udhëtuar 5.237.154 udhëtarë, kurse këtë vit vetëm 597.374. Rënie të madhe të numrit të udhëtarëve ka edhe në muajt maj, qershor, korrik dhe gusht. Në shtator, krahasuar me muajt e tjerë, numri më i madh i qytetarëve e kanë përdorur transportin publik, por ky numër është rreth 50 përqind më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button