Kosova regjistroi 733 raste të reja më Kovid-19

Në 24 orët e fundit u regjistruan gjithsej 733 raste të reja me Kovid-19, derisa u shëruan 137 pacientë të infektuar. Në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 328 raste të reja.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç)”, raportojnë nga Institutit i shëndetësisë publike në Kosovë.

Instituti raportoi se janë realizuar gjithsej 1 519 testime, derisa numri i rasteve aktive është 8 845.

“Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.499 raste”, raportojnë nga Instituti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një konference për media në qeveri sot njoftoi se nga e premtja e kësaj jave në orën 19:00 do të hynë në fuqi masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button