Shkupjanët ankohen për radiatorë të vakët, BEG thotë se nuk ka defekte dhe se furnizimi është në rregull

Radiatorë të vakët dhe shtëpi të ftohta. Shumë shkupjanë ankohen se në periudhën e kaluar, megjithëse sezoni i ngrohjes filloi gati një muaj më parë, ata janë duke u ngrirë në shtëpitë e tyre. Veçanërisht ftohtë është në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa temperaturat ditore, të cilat janë pak më të larta se sa pritej gjatë kësaj periudhe, thonë ata, nuk mund t’ua ngrohin shtëpitë. Ankesa ka nga të gjitha pjesët e qytetit, kurse shumë prej tyre janë drejtuar te Komision rregullator për energjetikë. Banorët e Komunës së Aerodromit ankohen se radiatorët e tyre kanë qenë të vakët që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, ndërsa për t’u ngrohë këto ditë duhet përdorin kaloriferë dhe kondicionerë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Ne paguajmë për ngrohje gjatë gjithë vitit, pavarësisht duhet të përdorim edhe energji elektrike për t’u ngrohur. Radiatorët janë të vakët, nuk mjafton për të ngrohur banesën, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje, kurse kemi fëmijë të vegjël. Edhe pse ka akoma pjesë me diell të ditës, as përafërsisht nuk mjafton që të ndihemi rehat në shtëpi. Tani në një pandemi Covid-19, kur ftohjet sezonale janë aktive, është shumë e rëndësishme që ta kemi ngrohtë në shtëpi”, thonë ata

Nga Ballkan enerxhi grup, ku shumica e familjeve në Shkup furnizohen me ngrohje, thonë se për momentin nuk ka defekte në sistemin e ngrohjes qendrore, dhe as nuk ka ndërtesa që për atë arsye nuk pranojnë nxehtësi. Ata theksojnë se shpërndarja e nxehtësisë ka filluar më 15 tetor dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, por gjithashtu se kjo varet nga kushtet atmosferike dhe nga temperaturat e jashtme.

“Nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, shpërndahet sasi më e madhe e energjisë së nxehtësisë dhe anasjelltas, në mënyrë që përdoruesit të kenë siguruar komoditet dhe shtëpi të ngrohura sipas standardeve, përkatësisht temperaturat në shtëpi nuk janë më të ulëta se 20 +1 gradë Celsius. “Nën kushte të caktuara atmosferike, në periudha me temperatura të larta në natyrë, furnizimi me nxehtësi ndërpritet, dhe menjëherë pas uljes së temperaturave të jashtme nën vlera të caktuara, sistemi i ngrohjes qendrore ndizet përsëri”, thanë nga BEG.

Një banore i Karposhit, nga ana tjetër, thotë se ngrohja ka qenë problematike që nga fillimi i sezonit të ngrohjes.

“Radiatorët ishin plotësisht të ftohtë javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe ne të gjithë punojmë nga shtëpia, fëmijët janë nxënës të shkollës së mesme dhe e përcjellin mësimin nga shtëpia, secila dhomë ka një derë të mbyllur dhe nuk kemi ngrohës të mjaftueshëm që të jemi në gjendje të ngrohemi. BEG na këshilloi që të frynim ajrin nga çdo radiator, por ne tashmë e kemi bërë atë një herë në fillim të sezonit. Do ta bëjmë përsëri, por unë nuk e di se sa herë në vit duhet të bëhet me të vërtetë dhe nëse do të ndihmojë”, thotë ajo

Ankesat e qytetarëve arrijnë çdo ditë në Komisionin rregullator për energjetikë. Nga atje ata i këshillojnë qytetarët nëse mendojnë se nuk është mjaft e ngrohtë që ata të kërkojnë matjen e temperaturës në shtëpi. Nëse është nën temperaturën minimale, ata kanë mundësi për lirim procentual nga fatura e nxehtësisë për një sezon të ngrohjes.

“Lidhur me ankesat nga qytetarët të cilët arrijnë në KRRE, ne menjëherë reagojmë te furnizuesi me urgjencë për të vepruar dhe të zgjidhe problemin dhe ata duhet të na informojnë për rezultatin. Rregullat garantojnë një nivel të temperaturës, por ajo që është thelbësore në një pandemi është përgjegjësia personale dhe e korporatës për të siguruar shtëpi të ngrohta për të gjithë. KRRE gjithashtu ka nis edhe ndryshimet në Ligjin për energjetikë në të cilin do të parashihen dënime shumë më të larta se ato që janë aktualisht në fuqi nga 5.000 euro në 7.000 euro. Në të ardhmen, gjobat do të lidhen me një përqindje të të ardhurave totale të gjeneruara nga kompanitë e energjisë, gjë që është një sugjerim nga Komuniteti Evropian i Energjisë. Duke rritur gjobat, ne do të veprojmë në mënyrë parandaluese dhe do të disiplinojmë operatorët e sistemit të shpërndarjes në mënyrë që ata të mos ndihen rehat dhe të marrin rolin e tyre seriozisht, dhe kështu të mbrojmë konsumatorët. Përveç kësaj, ndryshimet do të jenë në drejtim të mundësisë për të marrë fatura më të ulëta menjëherë, nëse nuk marrin shërbimin – dhe jo si tani në fund të sezonit të ngrohjes në faturat për krahasim”, informojnë nga Komisioni rregullator.

Nga ana tjetër, BEG, këshillon konsumatorët të raportojnë defekte dhe ankesa në lidhje me cilësinë e ngrohjes në Qendrën e tyre të Kujdesit për Konsumatorin, por thotë se ata nuk janë përgjegjës për të gjitha defektet dhe se ata garantojnë ngrohje cilësore vetëm nëse instalimet e shtëpisë janë në rregull.

“Ekipet tona kontrollojnë nëse ka ndonjë problem në stacionin e ngrohjes ose zbulojnë një problem me instalimin e ngrohjes së brendshme dhe informojnë konsumatorët se çfarë të bëjnë më tej.” “Sipas Ligjit për banim, mirëmbajtja e instalimit të ngrohjes së brendshme, duke përfshirë pastrimin e trupave të ngrohjes, lirimin e ajrit, zëvendësimin e elementeve, etj., janë përgjegjësi e konsumatorëve”, thonë nga BEG.

Në fund të tetorit, nga BEG informuan se për shkak të rregullimit të tubacionit të gazit në Bullgari, nga 27 në 29 Tetor, temperatura do të ulet në ndërtesat që janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore.

“Në periudhën nga 27 deri në 29 Tetor, reduktimet në dërgimin e energjisë së ngrohjes janë të mundshme përmes sistemit të ngrohjes qendrore. Këto ulje nuk do të ndikojnë në komoditetin e konsumatorëve, gjegjësisht nuk do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturës së brendshme të ambienteve. Arsyeja për kufizimin e transportit të gazit natyror, siç raportohet nga AD GA-MA, janë punimet e riparimit të periudhës së ngrohjes të tubacionit të gazit transit nga Bullgaria në vend, të cilat do të kryhen nga kompania bullgare “Bulgartransgaz, EAD”, njoftuan nga BEG në atë kohë.

Më 30 tetor, BEG informoi se situata me shpërndarjen e energjisë termike përmes sistemit të ngrohjes qendrore po realizohej normalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button