RMV, MASH-i publikoi listën e studentëve që kanë fituar ndihmë financiare dhe të pranuarve në konvikte

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e thirrjes për shpërndarje të ndihmës financiare për mbulimin e një pjese të harxhimeve të studentëve që studiojnë, shkruan Portalb.mk.

Listën e studentëve të cilëve ju është miratuar kërkesa për mbulim të një pjesë të harxhimeve për participim në fakultetet ku studiojnë mund ta gjeni duke klikuar këtu. Studentët do të mund të shfrytëzojnë këto mjete për pagesën e semestrit.

Listën e studentëve të cilëve do të ju mbulohet një pjesë e harxhimeve për akomodim në konviktet studentore, mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Të drejtë për aplikim në një nga ofertat e lartpërmendura për ndihmë financiare kanë të gjithë studentët të cilëve edukimi ju financohet nga buxheti I shtetit dhe që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta. Shuma e ndihmës është 6.000 denarë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi dhe rezultatet e studentëve të pranuar në konviktet studentore, në konkursin e publikuar për së dyti, gjegjësisht me datë 27 tetor.

Ndryshe, MASH-i njoftoi se studentët të cilët ndjekin mësimin e kombinuar në fakultete, mund që menjëherë të akomodohen në konviktet studentore, përderisa ata që e ndjekin përmes internetit, pa prezencë fizike, nuk mund të akomodohen në konvikte aktualisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button