RMV, 39 deputetë i janë bashkangjitur iniciativës së organizatën O2 për të luftuar kundër ndotjes

Shoqata “Iniciativa O2” sot kumtoi se është formuar grup parlamentar interpartiak i cili duhet në mënyrë të përbashkët të luftojë kundër ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, në emër të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Në këtë grup janë kyçur 39 deputetë nga nëntë parti politike, transmeton Portalb.mk. 

Nga kjo iniciativë thonë se sot kanë pasur takimin e parë me grupin parlamentar, ndërsa në agjendë kanë qenë ndryshimet e ligjit për shkelje, si dhe mos ballafaqimi me ndotjen e ajrit dhe mungesa e vlerës së pragut për PM 10, në pajtueshmëri me ligjin për cilësi të ajrit edhe pas 9 viteve të afatit kohor.

“Jemi të kënaqur nga mbështetja e deputetëve në këto hapa fillestar, por e presim me padurim luftën e tyre në Kuvend për ajër të pastër dhe për ambient jetësor të shëndosh”, thonë nga Iniciativa O2. Koordinator i grupit parlamentare është Monika Zajkova nga LDP.

Ndërkohë, në seancën e djeshme Qeveria e Maqedonisë, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë,  ka sjellë vendim për rritje të gjobave 20 herë më të larta për ndotësit e ajrit.

Nga Qeveria njoftojnë se me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje rregullohet rritja e gjobave (deri 20 herë më shumë), nga fusha e ambientit jetësor, në përputhje me dëmet e shkaktuara.

LEXO: Ministria e Drejtësisë ka propozuar gjoba 20 herë më të larta për ndotësit e ambientit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button