RMV, banorët janë për orë policore, në izolim janë edhe shtetet e BE-së

Në një prej grupeve me 2,200 anëtarë në “Fejsbuk” nga gazetari i Portalb.mk është zhvilluar një pyetësor për të marrë përgjigjet e qytetarëve për atë se a janë ata për një karanitnim të dytë të shtetit apo jo. Shumica janë përgjigjur se shtetit i nevojitet masa e orës policore, shkruan Portalb.mk.

Pyetësori është publikuar më 10 nëntor më herët dhe në të kanë marrë pjesë gjithsej 195 persona, të gjitha përgjigjet dhe personat të cilët janë përgjigjur janë publike, përfshirë këtu edhe identitetin e personave që kanë votuar, Pyetja ishte si vijon:

A mendoni se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të vendose masën e orës policore?

Po, duhet të ketë orë policore – 91 vota,

Nuk duhet të ketë orë policore – 67 vota,

Përderisa ka njerëz që nuk e besojnë këtë virus, nuk ka si ti ndalosh të rinë larg të tjerëve. Vetëm me karantinë ndalen kishat, xhamitë, etj – 35 vota,

Nuk e di – 2 vota.

Një prej komentuesve potencoi se është për orë policore, megjithatë, me disa kushte, që mbyllja të jetë totale dhe policët të mos bëjnë asnjë lëshim apo falje, ajo madje sugjeroi mënyrë se si mund të funksionoje kjo.

“Pro orës policore por mos te punojnë as bankat, as maketet as furrat e bukës për 2 javë, ku dhe në secilën lagje te ketë policë por policët e Tetovës te patrullojnë ne Shkup e te Shkupit ne Tetovë (në të gjitha qytetet e njëjta) pasi që mos të ketë as “falje” ose “tolerime” polici ndaj atyre që i njeh, ose të marr vendim qeveria që të infektuarit ti nxjerr me emër dhe mbiemër ose të paktën me iniciale dhe fshatin apo lagjen ku jetojnë. (sekreti i pacientit është i vlefshëm por jo deri ne atë pikë ku i cenohet shëndeti edhe personit tjetër)” shkruan Gynel Beadini, komentuese në pyetësorin në fjalë.

Lexoni sugjërimet e komentuesve tjerë duke klikuar KËTU.

Edhe shtetet e Bashkimit Evropian janë futur në izolim

Ditëve të fundit janë shënuar rritje të numrit të të infektuarve me Kovid-19 jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por në të gjitha shtetet e Evropës. Disa nga këto shtete, kanë vendosur të rikthejnë orën policore.

Në disa qytete të Francës ku rastet me virusin korona kanë pësuar rritje është rikthyer ora policore, madje edhe në kryeqytetin, Paris. Ministri i Punëve të Jashtme, Gerald Darmanin, tha se Franca duhet të bëhet gati për vendime të vështira rreth masave për luftimin e pandemisë. Këtë deklaratë ai e bëri para një takimi të kabinetit, ku do të diskutohet për situatën e pandemisë.

Gjermania nga data 2 nëntor gjithashtu është futur në izolim të pjesshëm, kështu për të zvogëluar kurbën e të infektuarve me Kovid-19. Në këtë shtet, numri i të infektuarve ka kapur shifrat e mbi gjysmë milionit.

Në të njëjtën datë, në izolim është futur edhe Belgjika pasi ka pasur raste të shtuara të virusit korona.

Në izolim të pjesshëm është futur edhe Portugalia, Greqia dhe Austria ndërkaq shtetet si Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra.

Ndryshe, numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button