fbpx

FAZ: Nëse kontestet historike bëhen parakusht për negociata me BE-në, nuk do të ketë zgjerim të Ballkanit

Të gjitha shtetet anëtare të BE-së nga Ballkani kanë konflikte vendet kandidate për çështje të historisë dhe nëse arritja e kompromisit për çështje e historisë bëhet parakusht për fillim të negociatave qasëse, atëherë politika e zgjerimit të Ballkanit është e përfunduar, thuhet në analizën e të përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), pas konferencës së djeshme të përbashkët të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, transmeton Portalb.mk.

Merkel, e cila mori pjesë në konferencë përmes video-lidhje, porositi Zaevin dhe Borisovin që të pajtohen.

“Procesi i Berlinit çdoherë është i lidhur edhe me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe trashëgiminë e të kaluarës dhe shpresoj se ky proces do të vazhdoj”, deklaroi Merkel duke paralajmëruar dy kryeministrat: “Në rajon duhet të ketë mirëkuptim: Pajtohuni! Ajo është shumë e rëndësishme!”.

“Mbetet e paqartë nëse këto paralajmërime kanë qenë të frytshme”, shkruan FAZ.

Siç shkruan kjo gazetë, kontesti maqedono – bullgar është shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

“Në këtë pjesë të Evropës, ku çështjet e historisë janë shpeshherë të mbivlerësuara, këto lloj konteste mund t’i japin fund madje edhe mundësisë më të vogël të zgjerimit të BE-së, nëse kompromisi rreth kontesteve historike bëhet parakusht për fillim të negociatave. Sepse, të gjitha shtetet e BE-së nga rajoni (Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungari dhe Kroacia) veç më janë në konflikt për një ose tjetër çështje historike me vendet kandidate. Bëhet fjalë për territore, shkak apo rrjedha e luftërave, vlerësimi i personaliteteve historike, ekzistimi ose mosekzistimi i minoriteteve të ndryshme. Nëse kompromisi rreth mosmarrëveshjeve të këtilla bëhet kusht për anëtarësim, atëherë i është dhënë fund politikës së zgjerimit të Ballkanit. Megjithatë kjo, nuk do t’i shqetësojë të gjithë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në analizën e FAZ.

Kujtojmë se, disa ditë me radhë midis Shkupit, Sofjes dhe Berlinit po zhvillohet një linjë e nxehtë për të tejkaluar kontestin. Ministri i Jashtëm gjerman Hajko Mas dje porositi se kontesti duhet të zgjidhet në mënyrë bilaterale midis dy vendeve.

Pyetja është nëse Bullgaria do të jetë në gjendje të pranojë zgjidhjen e arritur në Berlin për shkak të mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës, por edhe rezistencës së Presidentit Rumen Radev dhe socialistëve në opozitë.

Bullgaria e bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, duke kërkuar që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

LEXO: Porosia e kancelares Merkel në Samitin e Sofjes: Duhet të pajtoheni! (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close