Edhe një lëkundje e fortë dridhi Maqedoninë e Veriut

Në 15.25, toka është dridhur sërish në Maqedoninë e Veriut, pas tërmetit që pasoi në orët e hershme të mëngjesit, njofton Portalb.mk. Epiqendra ka qenë sërish Mavrova, sipas intensitetit isht 4.8 shkallë me thellësi prej 10 kilometrave. Tërmeti është ndjerë më fuqishëm në pjesën perëndimore të shtetit, gjegjësisht në qytetet duke filluar nga Shkupi dhe deri në Strugë.

Termeti

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as viktima ose të lënduar.

Dridhje më të vogla brenda ditës

Brenda ditës, përpos tërmetit të mëngjesit, dy tërmete të tjerë me madhësi 3.8 dhe 3.6 të shkallës Rihter u regjistruan në këtë zonë në një periudhë prej një orë e gjysmë, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 3.8, dhe është regjistruar rreth orës 12, dh ka qenë 18 kilometra në jugperëndim të Gostivarit.

I dyti rreth orës 13:25 pasdite, me 3.6 shkallën Rihter, u regjistrua 16 kilometra në jugperëndim të Gostivarit.

LEXО: Tërmeti dridhi Maqedoninë e Veriut, u frikësuan edhe kafshët në kopshtin zoologjik Shkup (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button