Për nxënësit e SHF “Migjeni” në Tetovë as trotuar nuk ka, ecin në rrugë për në shkollë

Nuk ka trotuare të cilat do të mundësonin nxënësve të shkojnë të sigurt në shkollë në shkollën fillore “Migjeni” në Tetovë. Në të gjitha anët ku domosdo kalojnë çdo ditë nxënësit e kësaj shkolle, kishte vetura dhe rrugë por jo edhe vende për këmbësorë. Nga Komuna e Tetovës përsëri premtuan se do të vendosen trotuare, edhe në këtë shkollë, ndërkaq edhe në shkollën fillore “Naim Frashëri” hasëm në situatë të njëjtë, shkruan Portalb.mk.

Komuna e Tetovës ka dështuar të sigurojë për nxënësit rrugëtim të sigurt dhe pa rrezik për në shkollë, pjesa më e madhe e trotuareve përreth shkollave fillore janë shndërruar në parking për vetura, madje disa shkolla nuk kanë fare trotuare.

Kështu duket rruga që kalojnë çdo ditë nxënësit e shkollës fillore “Migjeni”.

Lagja përreth shkollës fillore "Migjeni", Tetovë.
Lagja përreth shkollës fillore “Migjeni”, Tetovë.
Lagja përreth shkollës fillore "Migjeni", Tetovë.
Lagja përreth shkollës fillore “Migjeni”, Tetovë.
Lagja përreth shkollës fillore "Migjeni", Tetovë.
Lagja përreth shkollës fillore “Migjeni”, Tetovë.
Lagja përreth shkollës fillore "Migjeni", Tetovë.
Lagja përreth shkollës fillore “Migjeni”, Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës nuk treguan se a kanë ndarë buxhet dhe sa për ndërtimin e trotuareve rreth shkollës fillore “Migjeni”, por thanë se e kanë në plan ta bëjnë një gjë të tillë.

“Po, edhe në atë lagje përreth shkollës fillore “Migjeni” janë paraparë të ndërtohen trotuare njejtë siç janë bërë në shkollat fillore “Naim Frashëri” si dhe “Kirili dhe Metodi”, do të ndërtohen” thanë nga Komuna e Tetovës.

Rikujtojmë se nga Komuna e Tetovës gjithashtu premtuan se bllokada të njëjta për parandalimin e parkimit të veturave do të vendosin edhe në shkollën fillore “Naim Frashëri” dhe “Kirili dhe Metodi”.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” ende nuk janë vendosur bllokadat.

Ndërkaq në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” ishin vendosur bllokada të reja për parandalimin e parkimit të veturave por jo aq shpesh sa duhet, ndërkaq, ngelet problematike infrastruktura e lagjeve përreth.

Aq më shumë, nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) na informuan se tre vitet e fundit ka pasur rritje të butë të numrit të këmbësorëve të cilët janë lënduar nga automjetet, bëhet fjalë për gjithsej 308 këmbësorë për 4 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button