RMV, Antikorrupsioni është “vërshuar” me procedura nga qytetarë për procedura të ndryshme gjyqësore dhe çështje të tjera

Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion është “vërshuar” me procedura nga qytetarë që kërkojnë shpëtim nga procedura të ndryshme gjyqësore, konteste të punës, denacionalizim, shpallje për punësim dhe në përgjithësi me mos funksionimin e institucioneve të tjera në shtet, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme që zgjati dy orë, Antikorrupsioni shqyrtoi më shumë lëndë të këtij lloji, për të cilat u deklarua si jo kompetente apo i hodhi poshtë si të pabaza, pasi bëhet fjalë për lëndë për të cilat veç më kanë vepruar institucione të tjera.

“Fatkeqësisht ne si komision nuk mundemi të veprojmë në lëndë të këtilla, megjithatë siç mbajtëm konferencë për media herën e kaluar për drejtorët, ashtu veprojmë edhe për disa lëndë të tjera që janë rast i shpeshtë” , deklaroi Ivanovska.

Sipas anëtarit të Antikorrupsioni, Shemshi Sallai, numri më i madh i lëndëve kanë qenë edhe procedura gjyqësore, në të cilat veç më kanë vepruar disa gjykatës dhe organe, ku Antikorrupsioni nuk ka ndikim.

“Në të gjitha ato procedura, ose vet denoncuesit ose ne i kemi dorëzuar kërkesë Këshillit Gjyqësor që të shqyrtohen ato vendime. Ajo është maksimumi që ne mund ta bëjmë, por ne veç më kemi bërë përmbledhje nga ato lëndë dhe e shohim rrezikun nga korrupsioni, që është theksuar në vet strategjinë e KSHPK-së”, deklaroi Sallai.

Antikorrupsioni ka hapur procedurë kundër një drejtori të një ndërmarrje publike nga Dellçeva, i cili nuk e ka informuar këtë komision për punësim e vajzës së tij në komunë.

Seanca e 41-të e KSHPK do të vazhdojë edhe nesër, sepse ka akoma procedura që kanë kaluar dhe duhet të shqyrtohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button