Rusia thotë se vaksina e saj ‘Sputnik’ ofron mbrojtje prej 92 përqind kundër Kovid-19

Vaksina ruse “Sputnik” ofron mbrojtje 92 përqind kundër covid-19, tregojnë rezultatet e provave. Kjo u njoftua nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili mbështet zhvillimin dhe shpërndarjen globale të vaksinës, njofton Portalb.mk.

Kjo është vaksina e dytë që lëshon rezultate paraprake nga faza përfundimtare e testimit, pas asaj të Pfizer dhe BioNTek, përderisa Rusiapërpiqet të mbajë tempon me gjigandët farmaceutikë perëndimorë në një përpjekje për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirus. Rezultatet bazohen në të dhëna nga 16,000 pjesëmarrësit e parë në testim, të cilët morën dy doza të vaksinës.

“Të dhënat tregojnë se kemi një vaksinë shumë efektive. Kjo është një nga ato historitë që njerëzit e përfshirë në zhvillimin e vaksinës do t’u tregojnë një ditë nipërve dhe mbesave të tyre,” tha shefi i RDIF Kiril Dmitriev.

Ata shtojnë se testet do të vazhdojnë për gjashtë muaj të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button