Ministria e Drejtësisë ka propozuar gjoba 20 herë më të larta për ndotësit e ambientit

Në seancën e djeshme Qeveria e Maqedonisë, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë,  ka sjellë vendim për rritje të gjobave 20 herë më të larta për ndotësit e ajrit, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria njoftojnë se me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje rregullohet rritja e gjobave (deri 20 herë më shumë), nga fusha e ambientit jetësor, në përputhje me dëmet e shkaktuara.

“Ме zgjidhjen e projekt-ligjit për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtjet rregullohet rritja e gjobave (deri në 20 herë më të larta), në fushën e mjedisit jetësor në përputhje me dëmin e shkaktuar të parashikuar me ligj. Ndryshimet rregullojnë shkeljet në lidhje me mosrespektimin e standardeve të përcaktuara në fushën e mjedisit, të cilat kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit njerëzor të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Harmonizimi i dispozitave nga fusha e  mjedisit jetësor  me Ligjin e përhershëm për shkelje do të sjellë në zvogëlimin e sanksioneve të përhershme shkelëse, ndërsa për shkak të nevojës së rregullimit të standardeve të nevojshme me dispozitat  nga fusha e mjedisit jetësor, shmanget zvogëlimi i vlerës së shkeljeve për arsye se nevojitet ashpërsimi i politikës ndëshkuese në fushën e mjedisit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button