BE më rigoroze, sipas metodologjisë së re, projektet e RMV-së që marrin para evropiane, do të kalojnë nëpër filtrat e tyre

Metodologjia e re e negociatave, e miratuar në fillim të këtij viti nga Këshilli i BE-së, parasheh edhe rregullimin dhe mënyrën e shfrytëzimit të fondeve IPA për vendet kandidate për anëtarësim në BE (grup në të cilin bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut) si dhe vendet potenciale kandidate për anëtarësim. Në këtë mënyrë, institucionet dhe organet kompetente të BE-së, do të kenë qasje të drejtpërdrejt në kontrollimin e këtyre fondeve, ndërsa kusht për çdo person apo subjekt që shfrytëzon këto fonde, do të jetë bashkëpunimin me këto institucione dhe dhënien e mundësisë për qasje të informatave që kërkohen nga ana e tyre, shkruan Portalb.mk.

Pra, çdo projekt që realizohet në kuadër të fondeve evropiane, do të kalojë nëpër filtrat dhe procedurat e institucioneve të BE-së, para se të fillojë ai dhe pas përfundimit.

Nga Delegacioni i BE-së në Shkup thanë për Portalb.mk se, marrëveshjet e detajuara mes komisionit dhe shtetit përfitues IPA në lidhje me besimin e implementimit të detyrave të buxhetit duhet të sigurojnë mbrojtjes e interesave financiare të Unionit dhe transparencën e operacioneve të realizuara.

Foto: Arbnora Memeti

“Marrëveshja e Partneritetit për Kornizën Financuare e cila do të nënshkruhet me një shtet përfitues për këtë arsye, do të përfshijë dispozitat e kërkuara sipas neneve 155 (implementimi i fondeve të unionit dhe garancat buxhetore) dhe 158 (menaxhimi indirekt me shtetet e treta) të Rregullores Financiare.Si rregull, të gjitha kontratat duhet të jepen dhe implementohen në pajtueshmëri me procedurat dhe dokumentet standarde të përcaktuara nga komisioni për operacione të jashtme që janë në fuqi nga fillimi i procedurave në fjalë.  Përgjegjësia për prokurimin dhe procedurat e dhënies së granteve transferohet te autoritetet relevante të shtetit përfitues të IPA-s dhe të gjitha pagesat drejt palëve të treta bëhen nga përfaqësues të shteteve përfituese”, deklaruan për Portalb.mk nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Secila marrëveshje që rezulton pas një procedure të grantit, duhet t’i sigurojë komisionit ushtrim të fuqisë së tij, si dhe Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimit dhe Gjykatës së Revizorëve të ushtrojnë kompetencat respektive dhe fuqitë e kontrolleve të dokumenteve dhe lejeve, referuar në nenin 129 (bashkëpunim për mbrojtjen e interesave financiare të unionit).

“Kjo do të thotë se çdo person apo subjekt që merr fonde nga unioni duhet të ketë bashkëpunim të plotë në respektim e interesave financiare të Unionit dhe si kusht për marrjen e fondeve, duhet të garantojë të drejtat dhe qasjes e nevojshme që kërkohen për institucione dhe organe përgjegjëse, për Zyrën evropiane për luftë kundër mashtrimit dhe Gjykatën e Revizorëve që të ushtrojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse kompetencat e tyre përkatëse, aty ku është e përshtatshme për autoritetet nacionale”, thanë nga delegacioni.

Më tej, çdo person apo subjekt që merr fonde evropianë nëpërmjet menaxhimit indirekt, duhet të dakordohet me shkrim që të garantjë qasje e nevojshme siç referohet të paragrafin më lartë dhe duhet të garantojë se çdo palë e tretë e përfshirë në implementimin e fondeve të Unionit garanton të drejta të barabarta.

Moti sot, shkup, permendore

Kohëve të fundit, mediat në Maqedoninë e Veriut, kanë publikuar informata që aludojnë në keqpërdorime të fondeve evropiane nga ana e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane.

Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova ngarkohet me akuza në opinion për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve për stërvitje të gomarëve, kuajve dhe parukerisë. Pas këtyre informata, Qeveria shkarkoi nga detyra Dimovën. Në lidhje me këtë rast, Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka hapur hetim kundër Dimovës dhe disa personave të tjerë. Me rekomandim të prokurorisë, Gjykata Themelore Penale në Shkup, vendosi që t’ia marrë pasaportën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit ish drejtoreshës së Agjencisë Nacionale për programe arsimore evropiane, si dhe të dyshuarit që ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i agjencisë, Aleksandër Goçev. 

Por, ky nuk është rati i parë kur në opinionin e Maqedonisë së Veriut janë ngritur dyshimë për keqpërdorime të fondeve evropiane.

Në prill të vitit 2016, OLAF pas dyshimeve se Maqedonia kishte keqpërdorur para të IPA fondeve, kishte ngritur hetim që e ka hulumtuar Prokuroria Publike e Maqedonisë.  Është dyshuar se fabrika dhe kombinate të bujqësisë janë furnizuar me pajisje të cilat nuk përputhen me standardet e përcaktuara, me çka janë keqpërdor 200 mijë euro. Por nga hetimi nuk u vërtetua se është bërë keqpërdorim. Nga viti 2010 është rregulluar me ligj se nëse bëhet ndonjë mashtrim me mjetet e Bashkimit Evropian, konsiderohet se është vepër penale. Sipas Kodit Penal, çdo individ që do t’i keqpërdorë paratë e Bashkimit Evropian, do të dënohet me gjashtë muaj deri në pesë vjet burg. Përveç kësaj, kompanitë, për të cilat do të konstatohet se kanë keqpërdorur paratë e fondeve IPA, do të përballen me dënime në të holla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button