Qeveria caktoi gjashtë shqiptarë për avokatë të shtetit në Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër dhe dy në Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e 19-të me propozimin e Komisionit të Emërimeve, në përputhje me mendimin pozitiv të marrë nga Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka caktuar gjashtë avokatë shqiptar të shtetit. Në Tetovë është emëruar Fetush Alili.

Në Gostivar është emëruar Ylber Jusufi dhe në Ohër, Agron Reçi, njofton Portalb.mk.

Për zonën e Shkupit janë emëruar dy avokatë shqiptar, Zemile Kodra dhe Nedim Ismani, si dhe Leposava Venoska, Kristina Grozdanoska dhe Elena Sazdoska.

Për Avokat të Shtetit në  rajonin e Kumanovës u caktua Besim Veseli dhe Dragan Jovanovski.

Nëdrkohë përsa i përket vendimeve në zona të tjera, për rajonin e Strumicës  është zgjedhur Tatjana Donkova, të Gjevgjelisë Miroslava Panarova, Velesit Valeria Nikollova, Shtipit Biljana Simonova-Taseva, për rajonin e Kavadarcit Suzana Kostova-Koceva,  Manastirit Gjoko Talevski, në rajonin e Prilepit Kiro Severkoski, të Koçanit Olgica Janeva dhe për zonën e Strugës Katerina Talevska-Skeparoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button