RMV, ndalesa për grupim nuk vlen për prindërit me fëmijë dhe gjatë pritjes së autobusëve, por në këto raste

Qeveria në seancën e mbrëmshme ka sjell vendim në cilat raste nuk do të vazhdojë masa për ndalesë për grupimin e më shumë se 4 personave në hapësirë publike gjatë tërë ditës, transmeton Portalb.mk.

Ndalesa për grupim nuk do të vlejë për:

  • Për prindër me fëmijë nga e njëjta familje;
  • Gjatë organizimit të mësim në ambient të hapur, si pjesë e arsimit forma në institucionet arsimore dhe institutet për kujdes të fëmijëve;
  • Gjatë pritjes në stacion për udhëtarë;
  • Gjatë stërvitjeve profesionale sportive dhe ndeshjeve;
  • Gjatë organizimit dhe mbajtjes së tubimeve zyrtare (takime, punëtori, trajnime, konferenca, seanca etj), të cilat janë të domosdoshme që të sigurohet punë e vazhdueshme e institucioneve, subjekteve afariste dhe organizatave tjera;
  • Gjatë kryerjes së detyrave të punës nga persona të punësuar në shërbime esenciale si policia, ushtrua, zjarrfikësit, sigurimi, shëndetësi etj.
  • Për persona gjatë kryerjes së detyrave të punës gjatë dhënies së ndihmës së parë në situata të rrezikut të jetës;
  • Gjatë qasjes në operatorët ekonomik në kapacitetet e tyre, hapësirave/objekteve për shërbime, pritjes në radhë para ndonjë operatike dhe ngjashëm, me ruajtjen e distancës së lejuar prej më së paku 1,5-2 metra gjatë marrjes së shërbimit dhe
  • Gjatë kryerjes së aktiviteteve tjera që janë të konfirmuara dhe zhvillohen me respektim të patjetërsueshme të masave aktuale, masave të ardhshme dhe protokollet, planet dhe për veprim në pajtueshmëri me këtë vendim.

Qeveria në seancën e mbajtur para dy ditë, miratoi vendim për ndalim të grupimeve të më shumë se katër personave në hapësirë publike gjatë tërë ditës, javës dhe muajit me përjashtime të sakta dhe të definuara nga kjo ndalesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button