Shkencëtarët gjermanë me origjinë turke kanë zhvilluar vaksinën e parë kundër Kovid-19

Çifti gjerman me origjinë turke kanë dalë në krye të garës globale për zhvillimin e vaksinës kundër kovid-19.Ugur Shahin, 55 vjeç, është drejtor gjeneral i kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTek, të cilën ai e themeloi me bashkëshorten e tij dhe anëtaren e bordit Ozlem Tureçi, 53 vjeç dhe ish profesorin e tij, Christoph Huber, një ekspert austriak i kancerit, njofton Portalb.mk.

Vaksina Pfizer dhe BioNTek përdor një qasje plotësisht eksperimentale: injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit, ose ADN-së, për të stërvitur sistemin imunitar, i cili më pas prodhon antitrupa dhe aktivizon qelizat T për të shkatërruar qelizat e infektuara. Kërkohen dy doza, e një hapësirë tre javësh. Këto dy kompani kishin një pozicion të mirë fillestar në garën për vaksinat kundër covid-19, sepse në vitin 2018 ata zhvilluan një vaksinë kundër gripit  e cila është e bazuar në ADN-në.

Shahin dhe Tureçi janë specialistë të imunoterapisë, të cilët deri më tani janë përqendruar te pacientët me kancer. Të dy janë fëmijë të emigrantëve turq: Shahin erdhi në Gjermani në moshën katër vjeç dhe studioi mjekësi në Universitetin e Këlnit, ndërsa Tureçi u rrit me një baba mjek. Ata u martuan në vitin 2002.

Ata themeluan BioTech në Mainz në vitin 2008 dhe sot ajo ka një vlerë prej 21 miliard dollarësh, kurse Shahin është ndër dhjetë njerëzit më të pasur në Gjermani.

BioNTech dhe partneri amerikan Pfizer njoftuan dy ditë më parë se vaksina e tyre eksperimentale ka siguruar 90 përqind mbrojtje kundër kovid-19, sipas të dhënave të hershme nga faza e tretë e testimit. Ajo është një nga 11 vaksinat në botë që janë në fazat e fundit të testimit dhe bota nuk ka parë kurrë një zhvillim kaq të shpejtë të një vaksine, e cila zakonisht zgjat shtatë deri në tetë vjet. Sahin dhe Tureçi e quajtën projektin e tyre “Shpejtësia e dritës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button