Tërmeti dridhi Maqedoninë e Veriut, u frikësuan edhe kafshët në kopshtin zoologjik Shkup (VIDEO)

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko – natyror në Shkup njoftoi se ka regjistruar një tërmet në orën 4:54 minuta, me intensitet prej 5.0 shkallëve, sipas shkallës Rihterit. Epiqendra e tërmetit, ndodhej 50 km në jugperëndim të Shkupit në zonën e epiqendrës Tetovë-Gostivar, konkretisht në Mavrovë, njofton Portalb.mk.
Tërmeti i fortë që është ndier këtë mëngjes nga një pjesë e banorëve të Shkupit dhe disa qyteteve tjera, shqetësoi kafshët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Në rrjetet sociale u shpërnda një video, në të cilën dëgjohen zërat që lëshonin kafshët, ndërkohë që po ndodhte tërmeti.

Siç informon Observatori sizmologjik, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti më së shumti është ndjerë nga popullata në Gostivar dhe Mavrovë me një intensitet prej V gradë, sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Tetovë dhe Shkup me gradë IV, dhe në Manastir, Prilep dhe rrethinë me III gradë sipas të njëjtës shkallë.
Dridhjet e fuqishme kanë zgjatur disa sekonda duke u ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.
Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri, raporton VizionPlus. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as viktima ose të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button