fbpx

RMV, jo të gjitha komunat i paguajnë njëjtë nëpunësit komunal, ja cilat paguajnë më shumë

Në komunat e Maqedonisë vitin e kaluar ka pas gjithsej 5.655 të punësuar si personel administrativ për të cilët, sipas sondazhit të ri të Qendrës për Analizë Ekonomike (QAE), për pagën bazë janë paguar gjithsej 1.241.925.366 denarë (20 milion euro). QAE kanë llogaritur se paga mesatare mujore bazë e një punonjësi komunal ka qenë 18,823 denarë (306 euro), shkruan META, transmeton Portalb.mk.

“Megjithëse pagat bazë të punonjësve administrativë përbëjnë mesatarisht 4% të shpenzimeve të përgjithshme komunale, pagat e përgjithshme bazë të kryetarëve të komunave, stafit administrativ dhe punonjësve të tjerë komunalë përbëjnë mesatarisht 34% të shpenzimeve të përgjithshme”, e vënë në pah nga QAE.

Komunat Brvenicë, Demir Kapi, Kavadarci dhe Gazi Babë i paguajnë pagat më të larta për punonjësit administrativ, paga bazë e të cilëve shkon nga 25.000 deri në 26.400 denarë, duke mos përfshirë kontributet dhe shtesat e tjera si shpërblimet, orët shtesë të paguara, etj.

“Nga ana tjetër, komunat e Rankovc, Staro Nagoriçane, Gradsko dhe Makedonski Brod paguajnë pagat më të ulëta bazë për stafin administrativ, pagat e të cilëve shkojnë nga 11.200 deri në 13.000 denarë”, thuhet në analizë.

QAE kanë konstatuar se pagat bazë të punonjësve administrativë në komuna marrin pjesë me mesatarisht 34% të të ardhurave të përgjithshme nga taksat e komunave.

“Ka komuna ku të ardhurat e mbledhura nga taksat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar bazën e punonjësve administrativë, por jo për shkak të pagave të larta, por kryesisht për shkak të mbledhjes së ulët të taksave,” informojnë nga QAE.

Ata shtojnë se në 72 përqind të komunave, të ardhurat e mbledhura nga taksat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet kapitale dhe kjo shpesh është rasti në komunat e vogla si Novaci, Likova, Qendër Zhupa, Karbinci dhe Pehçeva.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close