RMV, gratë do të vazhdojnë të dalin në pension në moshën 62 vjeçare

Nëse Parlamenti i Maqedonisë e miraton propozimin për pension të detyrueshëm në moshën 64 vjeç, nuk do të thotë që ajo moshë të bëhet e detyrueshme për gratë, thonë nga LSDM që sot paraqiti propozim për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të punës, shkruan MKD, transmeton Portalb.mk.

Nëse Parlamenti i Maqedonisë miraton propozimin e ligjit që sot e paraqiti grupi parlamentar i LSDM-së, sipas të cilit pensionimi me moshën 64 vjeç dhe të paktën 15 vjet shërbim do të bëhet i detyrueshëm, nuk do të thotë që kushti për pension do të zgjatet me dy vjet për gratë.

Këtë e ka deklaruar për MKD.mk koordinatori i grupit parlamentar, Jovan Mitreski, i cili shpjegoi se me propozimin e tyre kushti që gratë të jenë në gjendje të dalin në pension mbetet i njëjtë, 62 vjeç dhe 15 vjet shërbim, por ato nuk do të jenë në gjendje të vonojnë pensionin për më shumë se dy vjet, dmth ata do të jenë në gjendje të punojnë për një maksimum deri në 64 vjet.

Për burrat, kushti për pension edhe deri më tani ka qenë 64 vjet, por nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës, siç propozohet nga LSDM, pensionimi në atë moshë bëhet i detyrueshëm.

Në propozim ligjin janë lënë edhe përjashtime për vazhdimin e stazhit të punës në fushën e shëndetësisë dhe arsimit të lartë edhe vit pas viti, me vendim të drejtorit të institucionit dhe me pëlqimin e punonjësit, por jo më shumë se deri në moshën 67 vjeçe.

Sipas Mitreskit, ky është realizim i premtimit të partisë, për të krijuar vende pune për të rinjtë dhe të arsimuarit dhe për të çliruar administratën publike nga numri i panevojshëm i punonjësve.

Përndryshe, në Programi i Qeverisë është theksuar se do të përgatitet zgjidhje ligjore që do të lejojë pensionim të parakohshëm deri në maksimum pesë vjet  para se fitohet e drejta për  pensionim, që do të thotë se burrat mund të dalin në pension në moshën 59 vjeç ndërsa gratë me 57 vjet, por do të duhet të marrin parasysh se do të marrin një shumë të zvogëluar proporcionalisht të pensionit të rregullt.

Qeveria thotë se po bëhen analiza dhe tani për tani nuk është e mundur të thuhet se kur do të përgatitet ky propozim për ndryshime në Ligjin për marrëdhënie të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button