RMV, 400 kompani të cilat kanë investuar gjatë dhe pas pandemisë do përfitojnë 17.2 milion euro

400 kompani të cilat kanë investuar gjatë dhe pas pandemisë Kovid-19 do të përfitojnë 17,2 milion euro nga shteti. Sot në seancën qeveritare është miratuar lista e kompanive të cilat kanë përmbushur kushtet nga thirrja publike për përkrahje financiare, shkruan Portalb.mk.

Ashtu siç theksoi ministri, kjo masë do të realizohet në kuadër të pakos së tretë ekonomike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë në përballje me pasojat e Kovid-19.

“Ministria e Ekonomisë në periudhën e ardhshme do të nënshkruaje marrëveshje me kompanitë për realizimin e investimeve me çka do të fillohet me pagesën e mjeteve. Qëllimi i kësaj mase është që drejtpërdrejt të përkrahen kompanitë me qëllim të stabilizimit të konkurrencës së tyre” tha në mes të tjerash ministri Bekteshi.

LEXO: RMV, pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button