RMV, Kompanitë dhe të vetëpunësuarit mund të shfrytëzojnë subvencione deri 17.410 denarë për pagat e muajit tetor, nëntor dhe dhjetor

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut njoftoi se kompanitë mund të shfrytëzojnë tash Ligjin që mundëson mbështetje financiare për të vetëpunësuarit dhe të punësuarit në kompani që janë të prekur nga pandemia, transmeton Portalb.mk.

DAP sqaroi se të vetëfinancuarit, personat fizik që kryejnë veprimtari (tregtar, bujqësi, zejtar dhe personat që kryejnë aktivitete të regjistruara në Regjistër), mund të shfrytëzojnë mbështetje financiare në vlerë prej 17.410 denarë për çdo muaj, për tre muajt e fundit të këtij vitit.

Personat që duan të shfrytëzojnë këtë të drejtë, duhet të dorëzojnë formularin në formë elektronike në DAP, përmes sistemit E-Tatimi personal.

Kompanitë e prekura nga pandemia, gjithashtu kanë të drejtë të shfrytëzojnë këtë mundësi, për subvencionimin e rrogave të punëtorevë për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor, përmes plotësimit të formularit, duke e dorëzuar përmes sitemit E-tatime.

DAP sqaroi se kërkesa duhet të dorëzozhet çdo muaj deri më datën 10-të, për muajin e mëparshëm.

“Kompletimi i Kërkesës e konfirmon DAP në afat prej 3 ditëve nga dira e dorëzimit të kërkesës”, sqarojnë nga DAP.

Ndryshe, DAP-i javën e kaluar sqaroi se pakoja e katërt ekonomike e miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, por në miratim e sipër në Kuvend, mund të shfrytëzohet nga kompanitë private edhe tani.

Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska dhe ministri i Financave Fatmir Besimi i prezantuan kushtet për shfrytëzim të ndihmës për kompanitë dhe qytetarët nga pakoja e katërt e masave antikrizë.

Llogaritë e të gjithë kompanive që kanë keqpërdorur ndihmën financiare për pagesë të pagave nga pakoja e tretë e masave janë bllokuar. Një pjesë të kompanive u janë tërhequr edhe fondet që ata i kanë marrë, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, duke u përgjigjur në pytjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me ministrin e Financave Fatmir Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button