Në Kosovë u regjistruan 596 raste të reja me Kovid-19

Kosova raportoi për 596 raste të reja në 24 orët e fundit, derisa u regjistruan 136 pacientë të shëruar, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publike në Kosovë.

Në këtë periudhë u realizuan 1 559 testime.

“Numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253”, raportojnë nga Instituti.

Instituti raportoi se rastet e reja vijnë në komun Prishtinës 295 raste, Gjilan 51 raste, Gjakovë 39 raste, Fushë Kosovë 38 raste, Prizren 26 raste, Lipjan 17 raste, Viti 14 raste, Deçan 13 raste, Drenas 13 raste, Kamenicë 13 raste, Pejë 11 raste, Rahovec 10 raste, Suharekë 8 raste, Klinë 6 raste, Podujevë 6 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast nga komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button