RMV, Mbipesha e rrit rrezikun e vdekjes nga kovid-19 për gati 50 %

Që nga fillimi i pandemisë, janë publikuar dhjetëra studime që konfirmojnë se një përqindje e madhe e pacientëve më të sëmurë nga kovid-19 janë me mbipeshë. Javët e fundit, lidhja midis virusit dhe mbipeshës ka qenë në qendër të vëmendjes së studiuesve në të gjithë botën, pasi tani është vërtetuar që njerëzit që janë thjesht mbi peshë janë të ekspozuar në rrezik më të madh, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Përse mbipesha është faktor serioz rreziku, diçka që e para do kohe e vuri në pah edhe drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Dr. Milena Stevanoviq?

Dr. Igor Spirovski nga Instituti i shëndetit publik shpjegon se njerëzit që kanë një vlerë mbi 30 në indeksin e masës trupore (body mass index), i cili llogaritet si një numër i kilogramëve i ndarë nga lartësia në katrorit (kg/m2), shumë më vështirë i përballin problemet me frymëmarrjen dhe nuk u shkon mjaftueshëm oksigjen në tru.

“Gjithashtu, nëse paraqitet situatë e vështirë, ata në aspektin fiziologjik kanë slip apnea, nuk mund të marrin frymë, gjë që e zvogëlon sasinë e oksigjenit në indet e tyre. Trajtimi i atyre pacientëve është shumë më i vështirë, ata vetë luftojnë me mundësinë për të marrë frymë dhe është e vështirë për infermierët t’i ngrenë dhe t’i vendosin në një pozicion që të kenë rrjedhën më të mirë të rrugëve të frymëmarrjes”, thotë Dr. Spirovski.

Ndërkohë një ekip ndërkombëtar studiuesish, në një studim të botuar në revistën “Obesity reviews“, ka zbuluar se pacientët me mbipeshë  kishin madje 113 % më shumë gjasa të përfundonin në spital sesa njerëzit e shëndetshëm. Dhe rreziku i vdekjes nga kovid-19 tek njerëzit me mbipeshë është 48 % më i lartë se tek njerëzit me peshë të shëndoshë.

“Mbipesha ka efekt shkatërrues tek të rinjtë. Mund të jetë arsyeja për efektin shkatërrues të kovid-19 në Shtetet e Bashkuara, ku 40 % e të rriturve janë mbipeshë”, ka thënë për revistën Sciencemag Ana Dikson, mjeke e cila e studion mbipeshën dhe sëmundjet e mushkërive në Universitetin në Vermont.

Njerëzit me mbipeshë kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje që janë faktorë specifik të rrezikut për kovid-19, si sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive dhe diabet. Ata kanë gjithashtu prirje për sindromë metabolike, ku nivelet e sheqerit në gjak, nivelet e yndyrës, ose të dyja nuk janë të shëndosha, si dhe tensioni i gjakut mund të jetë i lartë.

Një studim që u realizua para do kohe në Universitetin “Tulejn” në Nju Orleans, në të cilin janë analizuar 287 pacientë të shtruar në spital me kovid-19, ka zbuluar se vetë sindroma metabolike i rrit ndjeshëm rreziqet nga pranimi i kujdesit intensiv, ventilimit dhe vdekjes.

Para pak kohehët e fundit, drejtoresha e Klinikës së Shkupit për sëmundje infektive dhe gjendje afebrile, d-r. Milena Stevanoviq, tha se për sa i përket kovid-19, mbipesha është rrezik seriozisht i lartë.

“Ne jemi një komb i tillë, kemi tepricë kilogramë, por njerëzit që janë me mbipeshë të madhe janë në rrezik më të madh. Mendoj se kjo nuk u mor seriozisht”, paralajmëroi Stevanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button