Kumanovë, me paratë e parapara për festimin e vitit ri, do blihen tableta për nxënës

Mjetet të cilat ishin paraparë për mbajtjen e koncertit festiv, dekorimi i qytetit për vitin e ri, do të shfrytëzohen për sigurimin e tabletave dhe mjeteve tjera elektronike, të cilat do të shfrytëzohen për mësimin përmes internetit, kumtoi kështu kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në konferencën për shtyp sot, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Këtë vit vendosëm që mjetet e parapara për organizimin e koncertit si dhe për dekorimin e qytetit, veçse propozova deri te Këshilli për rebalancin e buxhetit këto mjete do të shfrytëzohen për sigurimin e tabletave dhe mjeteve tjera elektronike, të cilat nxënësit e komunës tonë do ti shfrytëzojnë për mësimin përmes internetit” tha kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ai tha se këtë vit, për shkak të pandemisë me virusin korona do të ketë shënim modest 76 vjetorit të çlirimit dhe 501 vjetorin e ekzistimit të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button