RMV, “Front 21/42” kërkon të mos ketë hidrocentrale të vogla në malin Sharr

Organizata joqeveritare Front 21/42 konsideron se propozim ligji për shpalljen e malit Sharr si Park Nacional është në kundërshtim me një nga prioritetet kryesore të Qeverisë për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në vende të mbrojtura dhe parqe nacionale. Ambientalistët theksojnë se qëllimi kryesor i ligjit duhet të jetë mbrojtja e malit, dhe jo zonimi i saj për realizimin e hidrocentraleve të vogla, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ditëve të fundit po realizohet faza e fundit e sjelljes së ligjit për shpallje të malit Sharr si Park Nacional, ligj ky i cili është i bërë përshtatshëm për planifikimin e realizimit të hidrocentraleve të vogla në këtë territor dhe në pjesën e mbrojtur” reaguan nga organizata joqeveritare 21/42.

Ambientalistët konsiderojnë se me këtë bëhet mosrespektim i strategjisë nacionale për ujë, e cila kërkon kadastër në lokacionet për këto objekte energjetike dhe thyerje të lgijit për ujë, për shkak se kërkojnë stopimin e secilit aktivitet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla. Me ligjin, thonë se thyhet ligji për mbrojtje të natyrës dhe strategjia nacionale për mbrojtje të natyrës. Ata kërkojnë nga ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, të vendose Sharrin në një regjim të përkohshëm të mbrojtjes ndërsa projekt ligji të rishikohet plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button