RMV, Filipçe foli për orën policore, krevatet spitalore dhe vaksinën kundër Kovid-19

Nuk ka nevojë për orë policore, qytetarët të mos grupohen në parqe dhe askund tjetër, përveç në Strumnicë dhe Kumanovë, krevate spitalore të lira ka në spitalet e gjithë shtetit si dhe dozat e para të vaksinës kundër Kovid-19 pritet ti siguroje shteti dy muajt e para të vitit të ardhshëm, ishin këto tre deklarimet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe sot, shkruan Portalb.mk.

Filipçe potencoi se aktualisht nuk ka nevojë për orë policore dhe se pret që masat e reja të sjellin rezultatet e dëshiruara, duke aluduar në masën për ndalesën e grupimit mbi 4 persona, në çdo kohë.

Venko Filipçe

“Tani për tani nuk ka nevojë për orë policore. Në seancën e djeshme të Qeverisë, sollëm edhe një masë, tani ndalohet grupimi i mbi 4 personave në hapësira publike dhe në qoftë se respektohet kjo masë e ndalesës së grupimit, nuk do të ketë nevojë për orë policore” tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se pas sjelljes së masës të cilat detyruan mbylljen e objekteve hotelierike pas orës 21:00, qytetarët filluan të grupohen në parqe dhe para objekteve, andaj qëllimi i masës së re është pikërisht parandalimi i kësaj.

“Qëllimi i kësaj mase është të mos ketë grupime ne hapësira publike, sidomos në parqe. Në momentin që mbyllen objektet hotelierike në ora 21:00, qytetarët grupoheshin në para objekteve. Gjatë vikendit kishte grupime në parqe gjatë ditës, këtë dëshirojmë ta parandalojmë” shtoi Filipçe.

Përveç Kumanovës dhe Strumnicës, krevate të lira spitalore ka në gjithë shtetin

Pyetjes gazetareske se a ka krevate spitalore të lira në vend, ministri u përgjigj se përveç dy komunave të lartpërmendura, krevate spitalore të lira ka në gjithë shtetin.

“Në të gjitha spitalet e shtetit, përveç në Strumnicë dhe Kumanovë, ka të lira krevate spitalore. Bëhet fjalë jo vetëm për repartet infektive, por edhe për internet të cilat tashmë janë dedikuar trajtimit të pacientëve me kovid” tha Filipçe.

Filipçe shpjegoi se vaksinat kundër virusit korona do ti mare shteti përmes mekanizmit kovaks, që do të thotë se dozat e vaksinave do të ndahen njëkohësisht për të gjitha shtetet që janë pjesë e këtij mekanizmi.

Foto ilustrim

“Ne i presim përmes mekanizmit kovaks, kjo do të thotë se secili prodhues, ndërsa këto dy kompani “Astra Zeneka” dhe “Fajzer” janë pjesë e këtij mekanizmi, nga kur do të marre lejen për shfrytëzim, i japin dozat dhe ata njëkohësisht ndahen në të gjitha shtetet të cilat janë pjesë e këtij mekanizmi. Secila kompani e cila është pjesë e këtij mekanizmi i lëshon në përdorim dozat e tyre. E përsëris se kemi edhe dy oferta tjera, e para përmes ambasadorit polak në vend dhe tjetra përmes kryeministrit Grek, Kirijakos Micotakis” tha Filipçe.

Ai ndërkaq theksoi se në qoftë se punët shkojnë ashtu siç duhet, dy muajt e parë të vitit të ardhshëm mund të disponojmë me dozat e para të vaksinës kundër kovid-19.

“Sipas dinamikës të deritanishme si kanë rrjedhë punët në lidhje me vaksinës kundër virusit korona, pritet që muajt e para të vitit të ardhshëm, janar apo shkurt, ti marrim dozat e para” theksoi ai.

Ndërkaq, në lidhje me numrin e madh të rasteve të vdekjes për shkak të kovid-19 në vend, ministri tha se vdekshmëria nga virusi korona aktualisht është e lartë në gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button